Edvin Kulluri

Rama i quajti forcat e reja politike nga Selaniku si ‘maska e Sudes’, Kulluri: Të trajnohet si ‘roje arash koperative’, ja fshinë dardhat shokët e s’mbeti gjë për njerëzit

3 Nëntor, 14:51| Përditesimi: 3 Nëntor, 15:00

  • Share

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij ditën e sotme me emigrantët shqiptarë në Selanik, i cilësoi forcat e reja politike si “maska të Sudes”.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar ditën e sotme edhe Edvin Kulluri, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se kryeministri duhet të 'trajnohet si “roje arash koperative” se ja fshinë dardhat shokët e s’mbeti gjë për njerëzit’.

‘Tani meqë Kryeministri i diasporës me autobusë me vete qënka shqetësuar duke etiketuar partitë e reja si “Sudja”, mirë është që të trajnohet si “roje arash koperative” se ja fshinë dardhat shokët e s’mbeti gjë për njerëzit!”, shkruan ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledina: 04/11/2024 16:22

    Sido qe te jene, nese Edi Rama i injoron partite e reja, duket qe do perballe vetem Sali Berishen, me te cilin ka marreveshje politike qysh me 23 prill 2008.

    Përgjigju
  • Linda: 03/11/2024 15:58

    Zoti Kulluri mos u nxitoni te flisni pa degjuar mire se cfare tha,partia e re e lidhur me Suden eshte Qorri qe paguhet dhe lobohet nga bankieri i Sude Tabakut nuk e ka me ju se e kam degjuar me shume vemendje!Pune te mbare partis tuaj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?