Kënga që mori gjithë vëmendjen në rrjet pas daljes së këngëtares Fifi, e shkruar brenda shtëpisë së Big Brother, duket se i ka pëlqyer edhe kryeministrit Edi Rama.
Kreu i qeverisë mëngjesin e kësaj të marte, ka publikuar pamje nga Valbona, e cila ishte zbukuruar si nëpr kartolina nga dëbora, që e kishte mbulura. Video ishte shoqëruar me këngën dhe projektin më të ri të Fifit ‘Diell’.
‘Valbona magjike!’ shkruan Rama. Në lidhje me video ka reaguar edhe këngëtarja Fifi, e cila shkruan se është pa fjalë, dhe e ka ripostuar në rrjetin e saj sociale.
Postimi i Fifit
Ndërkaq edhe Flori Mumajesi, kompozitori i këngës, ka ndarë videon e publikuar nga kryeministri Edi Rama në Instagram.
Flori se do të bllokojë të gjithë ata që shpërthejnë në komente pa lidhje, ndërkohë që u bën thirrje dëgjuesve ta shijojnë.
“Bllok e ka kush fillon e shperthen ne komente pa lidhje ne profilin tim! Besoj do e kem mirëkuptimin tuaj. Ketu nuk jemi ne forume politike te asnje partie dhe te asnje programi televiziv. Shijoni pamjen dhe sigurisht kengen”, ka shkruar Mumajesi përkrah postimit.