Aktori Orli Shuka dhe kryeministri Edi Rama

Rama i fiksuar pas filmit ku luan aktori shqiptar: Më la dy net lidhur deri kur u zgjuan gjelat e Surrelit

25 Maj 2020, 17:28| Përditesimi: 25 Maj 2020, 19:45

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është një ndjekës i rregull i filmave/serialeve dhe këtë nuk ka nguruar që ta tregojë edhe në studiot televizive ku është i ftuar! Një nga serialet që ka ndjekur së fundit duket se është " Gangs of London", në të cilën luan edhe aktori shqiptar Orli Shuka.

Ky serial i ka lënë mbresa kryeministri Edi Rama, të cilët nuk i ka kursyer as komentet pozitive për aktorin Orli Shuka. Në orët e para të mëngjesit, ku mesa duket ka mbaruar edhe serinë e fundit, Rama i ka shkruar një koment ku ka vlerësuar punën e tij.

"orlishukaofficial jo me pelqeu, po me la lidhur dy nete deri kur u zgjuan tere gjelat e Surrelit.  Realisht super dhe you made me proud man Respect. And pls thank Pippa from me for applauding the comment. Admired her on Mother Father Son and ëas really impressed by her transformation in Gangs. Shendet e sukses te metejshem megjithe zemer i dashur Orli dhe please survive Season 2", shkruan Rama.

Komenti i kryeministri Edi Rama për aktori shqiptar

Kush është Orli Shuka? Orli Shuka është djali i aktorit të njohur Agim Shuke. Ai ka emigruar sëbashku me familjen në Angli gjatë viteve 90'. Orli e filloi karrierën e tij të aktrimit në 2004 kur ai regjistroi një zë për dramën e serialit BBC 1, Bajroni.

Gangs Of London është një serial i cili flet për bandat që mbizotërojn në kryeqytetin anglez dhe lufta e tyre për pushtet pas vdekjes së kreut të njërit prej grupeve.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Labi: 26/05/2020 05:20

    Po vella ke t drejt se ne n vlore jemi me vlera 2 kriminela e nje me vlera

    Përgjigju
  • Mondi: 25/05/2020 21:19

    Shqiptret me vlera kane vetem origjine vlonjate

    Përgjigju
    • MIRDITOR: 04/06/2020 22:14

      VLONJATET JAN TE TRASH NUK MUSHIN

    • Prifti: 26/05/2020 07:11

      Amen

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?