Kryeministri Edi Rama, në konferencën për mediat iu drejtua në një moment në frëngjisht Macronit, duke i thënë se është mirënjohës për angazhimin e tij dhe vizitën e dytë në një kohë kaq të shkurtër.
"Jam mirënjohës dhe në të gjithë jemi mirënjohës për angazhimin tuaj dhe për vititën tuaj të dytë në një kohë mjaft të shkurtër. Kjo na mbush zemrën, por duhet të punojmë me veten tonë për ta kuptuar që nuk do të jetë kaq e zakonshme që do të kemi vizitë të presidentit çdo 18 muaj. Por do të bëjmë më të mirën e mundshme për ta bërë Shqipërinë në sytë e presidentit francez si një vend të rreshtuar me historinë dhe të ardhmen e Francës.", u shpreh Rama.
Lajmi kryesor:
Macron në Tiranë: Vendi juaj në BE, mbyllja e negociatave deri në 2027 është realitet! Rizgjedhja juaj e rëndësishme! Rama: Marrëdhëniet me Francën në fazë të re
Xh.D/I.M/ReportTv.al
