Politikë

Rama: I patë pseudoprimaret e PD në Kavajë? Kandidatin fitues e hëngri bufi tak-fak, të paktën Luli i kishte flokët pikë! Ne e rilindëm qytetin, ishte xhep falso (VIDEO)

18 Mars, 09:24| Përditesimi: 18 Mars, 11:08

  • Share

Duke shkuar drejt fundit të komunikimit të tij me ndjekësit virtualë, një prej tyre i kujtoi kryeministrit Edi Rama qytetin e Kavajës, duke i thënë që të “mos e rrente mendja” se do fitonte aty.

“Të rrejë mendja ty dhe jo mua për Kavajën, ty të rren mendja, sepse Kavajën e rilindëm, ishte xhep falso, kishte vetëm pluhur dhe njerëz që shisnin fara, shihnin nga qielli pa ujë, pa drita e pa punë. Sot Kavaja është bërë qytet, se na la ne, e vërtetë që nuk ndryshon”, tha ai.

Dhe teksa vijoi diskursin për qytetin që njihet si bastion i të djathtës, kreu i qeverisë kujtoi Primaret e fundit të PD-së, duke i cilësuar edhe si pseudoprimare, pasi kandidatin fitues të tyre sipas tij, “e hëngri bufi i kënetës”.

“Por në Kavajë ka ndodhur diçka dhe se mileti i Kavajës duhet ta marri si një ofendim, jo se do më dëgjojnë mua, por shkuan ata atje votuan pseudoprimaret zgjodhën kandidatin më të votuar të primareve dhe tak-fak ia hëngri bufi i kënetës kandidatin, se doni atë bufin që shkonte njëherë në 4 vjet ngrinte dy gishtat, se të paktën Luli i kishte flokët pikë. Doni ta mbani, mbajeni...!”, tha kryeministri.


Lajmi kryesor:

Rama: Bufi i kënetës 'hëngri' fituesit e pseudoprimareve, i iku edhe Jenisheri! S'ka asnjë shans më 11 maj, bëri listë për opozitë qëndrestare (VIDEO)


A.Q/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?