Kryeministri Edi Rama i përgjigjet me tone ironike një komentuesi përmes rubrikës ‘Sy m’sy’, i cili ia atribuonte rritjen e turizmit në vend vetëm natyrës së bukur të Shqipërisë. Madje, komentuesi i thotë Ramës se është njësoj si Sali Berisha e Ilir Meta.
Me pamje nga bregdeti, Rama i thotë komentuesit se puna dhe politikat e qeverisë kanë qenë vendimtare në shndërrimin e Shqipërisë në një destinacion të njohur ndërkombëtarisht. E madje, sipas Ramës vetëm përmes punës së qeverisë Shqipëria arriti që të ishte e ftuar nderi në panairin global të turizmit në Berlin.
Komentuesi: Nuk është merita jote që vijnë më shumë turistë, është merita e zotit që na ka falë një vend të bukur dhe të bekuar, por është për të ardhur keq që nuk kemi ditur të zgjedhim njerëzit e duhur për të na drejtuar, se edhe ti njësoj me Berishën dhe Metën je, nuk ke asnjë ndryshim. Prandaj më mirë rri rehat sa të kesh pushtet, se ishalla të vjen edhe ty radha siç u erdhi atyre, të luftosh nëpër gjykata e burgje.
Edi Rama: Merita e zotit, ftesa për Shqipërinë si vend nderi i panairit global të Berlinit për turizmin. Çudi e madhe, punët tona të mira janë punë e zotit, ndërsa edhe kur bie shi në 3 orë sa çbinte dikur në 3 muaj dhe ka një përmbytje siç ndodhin kudo përjavë nëpër Europë, faji im, i qeverisë.
Ai i është drejtuar komentuesit me një sërë pyetjesh retorike, duke i thënë se “Meqë qenkemi të gjithë njësoj, pse nuk vinin turistët edhe më para, se të vinte PS bashkë me mua në qeveri?”.
“Po, lind pyetja. Po pse kur na e fali zoti këtë vend të bukur e të bekuar, kur erdha unë në qeveri apo kur zoti bëri botën dhe i vuri shqiptarët këtu? Meqë qenkemi të gjithë njësoj, pse nuk vinin turistët edhe më para, se të vinte PS bashkë me mua në qeveri? Meqë deti, malet lumenjtë aty ishin, pse nuk na zinte njeri me gojë deri ca vite më parë për këto bukuri që na ka falur zoti, por vetëm për plehrat. Kush e përmbysi këtë histori të marr të botës me ne dhe kush i bëri të gjithë mediat e botës të flasin për Shqipërinë si destinacion turist. Zoti? Po pse u kujtua zoti vetëm këto vitet e fundit që jemi ne në qeveri dhe s’deshi t’ia dinte fara më parë kur qeverisnin ata që e bënë këtë vend zhele, katran në sytë e botës dhe që nuk ua hidhte sytë askush fare”, tha Rama.
E për krahasimin që komentuesi i bëri me Berishën e Metën, Rama tha se PS është vetë ndryshimi.
“Sali Kurra, se edhe emrin e profilit false ke vënë goxha problematik. Siç thotë populli, zoti ndihmon ata që ndihmojnë veten dhe Shqipërinë turistike, e bëmë ne dhe askush tjetër. Në radhë të parë me rilindjen europiane, pastaj me një durim me politikën e jashtme dinjitoze që e ka bërë Shqipërinë lajm të mirë dhe vend të respektuar e plot punë të tjera në të gjitha drejtimet. Shqipëria ftohet si vend nderi në panairin global të turizmit, në Berlin, ftohet se kemi punuar për këtë ditë. Ditë më të mira do vijnë, se punojmë për to dhe jo vetëm sepse nuk jemi të gjithë njësoj, por ne jemi shumë më ndryshe. Ne jemi vetë ndryshimi”, thekson Rama.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
..mos fli mbi "Dafina"..!
PërgjigjuDihet që Barisha dhe Meta përveç hajdutërisë janë vrasës por nok ka bir kurve që të akuzoi Ramën për vrasje prandaj o Edi mos u mer me shpellarë.
PërgjigjuMe thon drejten sa Ka ardh EDI super ndryshime jon Bo ne shqipni vetem te verbnit e smunmit e Sales nuk e shofin, Ka dhe te meta nuk diskutoet,Ene besoj mandatin e 4 the te 5 do ti boj mo Mir Rama,por mos arroni se kush puno gabon,kush fle gjum e lef kot sbo gjo o vetem prish,