Rama i përqendruar te telefoni, Scholz ngatërron rrugën te shkallët e Kryeministrisë

18 Tetor 2023, 09:04| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 09:10

  • Share

Në Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë, kancelari gjerman Olaf Scholz u ngatërrua në tapetin e kuq të vendosur para Kryeministrisë, një moment që është kapur në kamera.

Video që është shpërndarë në rrjetet sociale tregon Scholz teksa vijon të ecë drejt dhe kapërcen një litar, në vend që të kthehet në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Ky moment është përcjellë me humor, ndërsa në rrjetet sociale e kanë krahasuar me presidentin amerikan Joe Biden, që duket se ndonjëherë nuk e ka fort të mprehtë sensin e orientimit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?