Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje të ashpër për "5 minuta" presidentit Ilir Meta, sa i përket akuzave për krime zgjedhore.
Në një postim në "facebook" ai shkruan se krim zgjedhor është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje, ndërsa shton se futja e presidentit nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion, është krim mendor.
"Ilir, krim zgjedhor në Republikat Parlamentare është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje me thikë në gojë! Ndërsa futja e Presidentit skutave nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion është krim mendor", shkruan Rama.
Lajmi kryesor: