Në fjalimin e fitores të mbajtur në Sheshin Skënderbej në Tiranë, kryeministri Edi Rama kujtoi nënën dhe babanë e tij të ndarë nga jeta, duke u kërkuar ndjesë të thellë për përmendjen e tyre në mënyrë djallëzore nga kundërshtarët e tij poltik.
Gjithashtu kryesocialisti falenderoi përzemrësisht dy fëmijët e mëdhenj të familjes për jetën e tyre larg interesave të pushtetit dhe përballimin e sulmeve verbale të pabaza për shkak të betejës politike të tij.
“Edhe pse akoma të gjitha nuk janë numëruar, është e qartë se shumica jashtë kufijve të Shqipërisë mendojnë njësoj si shumë brenda kufijve, për Shqipërinë që ecën në drejtimin e duhur dhe për Shqipërinë 2030 në BE, me ne të gjitha së bashku me mua dhe PS, kjo do të thotë shumë për mua dhe për të gjithë, dhe nuk di si ta them akoma se mesa vështirësi e kam t’ju falënderoj të gjithëve sadopak si duhet. Faleminderit, faleminderit, faleminderit. Faleminderit të gjithëve sa ka shqiptarë nën këtë qiell, nga ata që ngrihen herët për të punuar tokën, deri te ata që punojnë për ta mbrojtur këtë tokë. Edhe këtë herë, njësoj si herën e shkuar, ime më Aneta nuk më ndoqi si hije dashurie pa kushte në atë pozicionin e saj legjendar para televizorit, si një llogore lufte, deri në ditën që iku të ribashkohet me tim atë. Po duke qenë se dhe këtë herë të dy u tërhoqën heshtur nga varri në fushatën e mosozotshme nga mosozotshmit, duhet t’u them t’i ma bëjnë hallall dhe janë krenarë për mua dhe kanë krenarë për Shqipërinë që ne të gjithë së bashku po ndërtojmë, ndërkohë që unë jam sot përsëri shumë krenar për Rean dhe për Gregun që vazhdojnë të mos na shkaktojnë asnjë dhimbje koke, që vazhdojnë jetën jashtë çdo marrëdhënie në konflikt interesi duke duruar, sidomos Rea, agresione verbale. Uroj të jeni ju krenarë me punën time sot dhe inshalla me gjurmën e punës sime nesër",- tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Fitore me notën 10! Shqiptarët i kthyen zgjedhjet në referendum për bashkimin me BE! Populli s’e ndërron qeverinë pa ndryshuar më parë opozitën
K.M/SI.E./ReportTv.al
