Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme në takimin e socialistët e Skraparit në kuadër të zgjedhjeve dhe 11 Majit. Një ditë pasi demokrati Ilir Vrenozi foli në takimin e Korçës, Rama e ka përmendur sot në Skrapar ku ka thënë se sipas tij ai arriti të ngrinte frymën në atë takim Rama ka sjellë në vëmendje sërish demokratin Ilir Vrenozi duke ironizuar partinë e drejtuar nga Sali Berisha, ku i tha skrapalinjve që salla u ekzaltua kur bëheshin aluzione erotike për vetë atë.
"Nuk të detyron njëri të pëlqesh Edi Ramën ti mund të pëlqesh Ilir Vrenozin, që është lideri i vërtetë. E patë apo jo? Po kur thosha unë, talleshit ju. Por në fakt ai është njishi i vërtetë i Partisë Demokratike. Fjalët e tij në sallë në Korçë janë programi I vërtet I Partisë Demokratike. Ai është programi, ajo është fryma. E patë sesi u ekzaltua gjithë salla kur ai bënte aluzione erotike për mua. Se këneta e ka shumë thellë kompleksin e inferioritetit.Edhe të diskutosh mes Partisë Socialiste dhe Ilir Vrenozit është si të diskutosh në Mars të 1992, midis PD-së dhe Partisë Komuniste të Hysni Milloshit."-tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama ‘thumb’ Metës nga Skrapari: Bufi erdhi në pushtet në 2005-ën, pas tradhtisë brenda së majtës! Në mandatin e katërt, rruga Berat-Skrapar do jetë vetëm 30 minuta (VIDEO)
H.K/r.k./ReportTv.al