Politikë
Top 24

Rama inaguron punimet e rrugës Kardhiq-Delvinë: Nga Tirana në Sarandë për 3 orë, rritje ekonomike dhe punësim

30 Shtator 2018, 11:54| Përditesimi: 30 Shtator 2018, 13:13

  • Share

KARDHIQ, GJIROKASTËR-Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inagurimin e nisjes së punimeve të rrugës Kardhiq-Delvinë. Rama ka thënë se ndërtimi i kësaj rruge do të shkurtojë përshkimin e distancës nga Tirana në Sarandë në 3 orë. Rama tha se kjo rrugë do të bëjë të mundur që të ketë një rritje të punësimit, lëvizjes duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen ekonomike.

Së shpejti fillon segmenti Thumanë-Kashar, Milot-Balldrenë, Orikum-Llogara. Do kemi një pamje tjetër të rrugëve të Shqipërisë. Do përfshihet edhe By-passi i Tepelenës që do të integrohet në këtë rast. Edhe këtu kemi trashëguar të njëjtin problem si në rrugët e tjera, mungesën e studimit gjeologjik. Të gjitha këto do sjellin rritje të ekonomisë, punësimit dhe lëvizshmërisë. Duke iu garantuar se ne do të bëjmë diferencën, do kërkojmë maksimumin e cilësisë nga kompanitë. Do shkurtohet diferenca e rrugës Tiranë-Sarandë, në 3 orë. Buxheti për rrugën Kardhiq-Delvinë do të jetë nga shteti dhe bashkëpunimi me PPP.

Edi Rama, kryeministër

Komento

Komente

  • Kico: 30/09/2018 13:04

    Po behet dekada avash avash qe vetem inagurohen punimet ne kete segment. I thote njeri ketyre qe kur kane filluar punimet. Nqs eshte e mundur heres tjeter na tregoni kur do te mbarojne punimet.

    Përgjigju
  • Edi: 30/09/2018 13:01

    Ore, e di ti qe njerzit per te vajtur nga korca ne Gjirokaster i bien nga Greqia apo ju kane plasur syte. Grekut do ja lesh juglindjen. Do damkoseni si tradhetare te kombit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?