Kryesocialisti Edi Rama ka inspektuar punimet në lagjen historike të Pogradecit ku po punohet për rivitalizimin e saj për ta kthyer në një pol të rëndësishëm turistik duke ruajtur njëkohësisht edhe arkitekturën unike.
“Në kantierin e lagjes historike, ku po punohet për rilindjen e saj që do ta kthejë shumë shpejt këtë zonë në një pol të ri turistik, me arkitekturën unike të saj; rrugët me kalldrëm, fasadat e restauruara të afro 100 shtëpive me ballkonet, dritaret, grilat e drurit dhe elementët e tyre karakteristikë”, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.
Pogradeci ëhstë një prej qyteteve, ku po rilind lagjja historike, për t’u kthyer shumë shpejt në një pol të rëndësishëm turistik, duke ruajtur njëkohësisht edhe arkitekturën unike të saj; rrugët me kalldrëm, fasadat e afro 100 shtëpive me ballkonet, dritaret, grilat e drurit dhe elementë të tjerë karakteristikë.
“Këtu jemi në zonën historike të Pogradecit. Ky është projekti i rehabilitimit të zonës historike, i cili është një projekt që trajton të gjithë elementët e kësaj zone, duke filluar nga struktura nëntokësore, trajtimin e ujërave të bardha, sistemin e ndriçimit tek shtrimi me pllaka guri. Dhe ajo që është më e rëndësishme është trajtimi i 97 objekteve, që janë trajtimi i çative, i fasadave, i dritareve, i grilave të drurit, të cilat rehabilitojnë, duke kthyer të gjithën në një zonë historike, në një Old Toën, e cila për afërsinë që ka krijon një sinergji dhe në pjesën e turizmit.” - shpjegoi Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli.
Komente

I gjithe Pogradeci duhet trajtuar si qytet historik,si Berati,Gjirokasta,por kujdes se mos i japesh leje Bektashit ne Drilon!
Përgjigju