Politikë

Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit: Ata që ua premtuan, dinë me rrejt! Punime edhe në argjinaturën e lumit Seman

22 Shkurt, 11:30| Përditesimi: 22 Shkurt, 16:12

  • Share

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në rrugën e së Komanit, investim për të cilin tha se do i jap shumë hov zhvillimit të kësaj zone. Dhjetëra banorë të zonës pritën kreun e qeverisë, të cilit i thanë se është një investim që e kanë pritur me vite dhe vetëm tani po bëhet realitet.

“Kjo rruga që kishit merak do bëhet, do i japë shumë sigurie dhe shumë hov turizmit. Gjithë kjo bukuri e madhe ju e dini më mirë sa e vështirë është për të kaluar. Po do bëhet si të gjitha ato që kemi bërë që janë mirë e bukur”, tha Rama.

“Diçka që e kemi pritur për shumë vitesh, po bëhet realitet”, tha një banor.

“E di që e keni prit, por me radhe se dhe ne s’kemi mundësi me i bo të gjitha përnjëherë”, tha kryeministri.

Nga qyteti që është drejtuar prej 30 vitesh nga demokratët, kryeministri nuk kurseu thumbat ndaj tyre duke thënë se  detyrat i kanë të ndara: Ata gënjejnë, ndërsa PS bën punën. Ishin vetë banorët që u shprehen se këtë investim ia ka pas premtuar edhe PD, por i gënjeu 100 herë.

“Ne kemi pritur edhe nga ata që ishin para jush. Na rrejtën 100 herë”, vijoi një banor.

“Ne i kemi ndarë këto punë, ata kanë detyrë me rrejt dhe ta hajë kush ta hajë. Ne kemi me punuar”, iu përgjigj kryeministri.

"Ne ca themi e bëjmë, problemi është se duhet durim se jo të gjitha mund të bëhen menjëherë dhe jo çdo gjë që ti mendon se do me e bo, bëhet kur do e me bo. Tani kësaj i erdhi radha dhe shpresoj ta bëjmë shkëlqyeshëm", vijoi Rama. 

Një tjetër inspektim, shefi i qeverisë e kreu në Fier, në rehabilitimin e 8 km të argjinaturës së majtë të lumit Seman investim mbron të paktën 5 mijë hektarë tokë bujqësore në njësinë admunistrive Topojë.

“Janë 250 milionë euro të mbështetura me garancinë sovrane që ne po e përgatisim, një instrument shumë i favorshëm dhe me interesa shumë të ulëta për të gjithë ata që duan të investojnë në bujqësi, në zhvillimin rural, në agroturizëm.

Rama kërkoi që qytetarët të informohen pranë bankave të nivelit të dytë hollësisht edhe për mënyrën më të re të financimit, për invesimet në Bujqësi, kredi me interesa të ulëta.

Inspektimet në Fier i përmbylli në parku Fotovoltaik “Blue 1”, në Fier, me kapacitet 50 Më është vënë në funksion të plotë që prej muajit maj të vitit të kaluar për diversifikimin e burimeve të rinovueshme. Deri më tani impianti ka injektuar në rrjet 77 mijë Mwh.

Ora 16:10
Fier/ Parku Fotovoltaik ‘Blue 1', Rama inspekton punimet! 77 mijë Mwh të injektuara në rrjet

Foto: Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Fier. Ai inspektoi Parkum Fotovoltaik ‘Blue 1, i cili është në funksion të plotë që prej vitit të kaluar.

“Blue 1” është impianti më i madh fotovoltaik privat në rajon që shtrihet në një sipërfaqe prej 78 hektarësh dhe është i pajisur me teknologji diellore të avancuar: Panele Bifacial dual-glass monocrystalline (665Ë) dhe ”Trackers” me një bosht, të cilët lejojnë që paneli të ndjekë diellin ndërsa lëviz nga lindja në perëndim.

Që nga fillimi i funksionimit të tij në maj të 2024-ës e deri më sot, impianti ka injektuar me sukses në rrjet 77 mijë Mwh. Energjia e prodhuar tregtohet në treg të lirë nga vetë prodhuesi.

”Blue 1” ka krijuar partneritete kyçe dhe ka nënshkruar marrëveshje me aktorë të rëndësishëm në tregun rajonal dhe ndërkombëtar të energjisë, të cilët zgjerojnë aksesin në treg.

Ora 14:24
Rama në Fier, fton emigrantët që merren me bujqësi të kthehen në vend: Ju siguroj se ju del më mirë llogaria

1740230925_edirama.JPG

Foto: Edi Rama

Rehabilitimi i argjinaturës së majtë të lumit Seman, në bashkinë e Fierit ka përfunduar brenda 4 muajve të fundit të vitit të shkuar. Investimi konsiston në rehabilitimin e rreth 8 km argjinaturë gjatësore, duke garantuar një mbrojtje të qëndrueshme të rreth 5 mijë hektarëve toka bujqësore dhe zona të banuara nga përmbytja e lumit Seman, si dhe mbrotjen e stacionit të pompimit të gazsjellësit të TAP-it. Me kalimin e kohës, kjo strukturë përshtatet edhe me natyrën përreth.

Duke vlerësuar punën e jashtëzakonshme të bërë në rehabilitimin e argjinaturave, Kryeministri Rama nga Fieri kërkoi që të punohet me këmbëngulje në drejtim të informimit lidhur me linjën e re të financimit prej 250 milionë eurosh të Bankës së Shqipërisë për të gjithë ata që duan të investojnë në bujqësi.

“Ajo që duhet bërë tani dhe duhet përsëritur në mënyrë këmbëngulëse është informimi për linjën e re të financimit të Bankës së Shqipërisë. Janë 250 milionë euro të mbështetura me garancinë sovrane që ne po e përgatisim, një instrument shumë i favorshëm dhe me interesa shumë të ulëta për të gjithë ata që duan të investojnë në bujqësi, në zhvillimin rural, në agroturizëm.

Kështu që, mund të interesohen pranë bankave të nivelit të dytë. Ndërkohë AZHBR duhet të bëjë punën e vet për ta koordinuar gjithë këtë proces se duhet shumë informacion. Nga ana tjetër, rehabilitimi i argjinaturave, ujitjes dhe kullimit, është një proces që vërtetë ka marrë kohën e vet, por po shkon drejtë kurorëzimit dhe shumë njerëz që s’kanë idenë fare thonë “akoma merreni ju me ujësjellësa? Akoma merreni ju me kanale e ujitje, këto gjëra bota i ka zgjidhur”. E dimë që i ka zgjidhur bota, por kur ne kemi filluar këtë punë ishin më shumë se gjysma e kanaleve e bllokuar dhe më shumë se gjysma e tokës së punueshme ishte e braktisur për shkak se s’kishte ujë. Rikuperimi që ne kemi bërë është i jashtëzakonshëm dhe në një kohë relativisht të shkurtër, ne me buxhetet modeste që kemi pasur, tani buxheti ka filluar të bëhet më domethënës për shkak se është rritur ekonomia, janë rritur të ardhurat, por nga ana tjetër çdo punë do kohën e vet”, u shpreh Kryeministri Rama.

Ai gjithashtu i bëri thirrje emigrantëve që kanë punuar në bujqësi që të sjellin në vendin e tyre, eksperiencën në këtë fushë.

“E fundit që dua të shfrytëzoj rastin tani është që pa diskutim që kush kthehet dhe sjell dhe eksperiencën që ka në Greqi në Itali apo gjetkë, po sidomos në këto dy vende me bujqësinë, duke e hedhur në tokën e vet, qoftë për prodhim, qoftë për përpunim, qoftë për ambalazhim, qoftë për agroturizëm, 100% i del më mirë llogaria sesa të vazhdojë të rrijë atje. Dhe jam bindur i që kjo tendencë do fuqizohet vit pas viti”, u shpreh Rama.

Ora 11:32
‘Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë’, Rama batuta me shkodranët: Do ta lë me shkrim, edhe për së vdekmi jo

Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në kantierin e rrugës së Komanit, ndërsa nuk munguan as batutat me banorët e zonës. 

“Si ja ka bërë Kosova lapidarin Clinton-it, ju e meritoni”...

“Jo, jo... Do ta lej amanet, për së gjalli jo e jo, se e kam në dorë vet, se është ndërtim pa leje, por edhe për së vdekuri jo”.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?