Kronikë

Inspektime në rrugën e lumit të Vlorës! Lelit i plotësohet ëndrra e fëmijërisë, Rama pritet me iso 'labçe' nga banorët e zonës

6 Shtator 2019, 18:17| Përditesimi: 6 Shtator 2019, 18:48

  • Share

VLORË- Kryeministri Edi Rama ishte sot Vlorë, ku dhe inspektoi ecurinë e punimeve të rrugës së Lumit të Vlorës një prej investimeve strategjike me impakt të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik e social për të gjithë zonën. Rama u shpreh se përmes kësaj pamje duke një tjetër Shqipëri e cila përcjell një spektakël nga ana e natyrës.

Kjo hap një pamje tjetër, një Shqipëri tjetër për të gjithë ata që s’kanë kaluar këtej ndonjëherë, është një spektakël i madh nga ana e natyrës, gjithashtu do hapi shumë mundësi për bujqësinë, për blegtorinë, për turizmin. Dalja poshtë në breg është shumë fantastike dhe lidhja me Gusmarin dhe Kuçin poshtë.” -u shpreh Kryeministri Rama.

Kryeministri shoqërohej edhe nga kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli i cili deklaroi se kjo është një super rrugë të cilën e kishte ëndërr që kur ishte fëmijë.

“Është një super rrugë. Një ëndërr që kur isha unë fëmijë dhe sot jam 50 vjeç, gjithashtu ëndërr dhe nga gjyshërit e mi dhe prindërit e mi po ashtu” - u shpreh kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli,

Rama u takua me banorë të zonës të cilët e falenderuan për ndërtimin e rrugës.Disa prej tyre janë shfaqur të veshur me fustanella duke i kënduar kryeministrit edhe iso-n e famshme të labërisë.

“Nuk ju rrihet ju. Ju doni rrugë për të dalë për të kënduar”, ka thënë Rama sapo ka parë grupin e iso polifonisë. “Edi Rama mirë se vjen ku ka shqiponja folenë”, thuhet ndër të tjera në këngë.

Rruga e Lumit të Vlorës, 94 km fillon nga Bypass i Vlorës – Peshkëpi –  Ura e Gjormit – Brataj –Ura e Kudhësit- Qeparo, degëzimi për në fshatin Kuç, si dhe segmenti nga Rreth-rrotullimi i Peshkëpisë – Selenicë – superstrada Levan -Tepelenë.  Ky aks përshkon fshatrat Peshkëpi, Kote, Gjorm, Lepenicë, Kallarat, Brataj, Kuç, Kudhës dhe përfundon në Qeparo.

Komento

Komente

  • Ballistat: 07/09/2019 13:16

    Te arrestohen keta hajduta qe gjysmen e fonteve i fusin ne xhep .. komunistat ne litar lavdi ballistave .. heronjt e vertet te shqiperise..!

    Përgjigju
  • Platon Shabani: 07/09/2019 08:01

    Meno hallall per organizimin qe bere me grupin lab

    Përgjigju
  • memento: 07/09/2019 04:11

    sa bukur sa bukur, kesi leber bojaxhinje/lustrator/pikturista,Patshin ngahera.

    Përgjigju
  • Nga Italia: 07/09/2019 00:08

    ..hallall qumeshti I nenes

    Përgjigju
  • Meno: 06/09/2019 18:35

    Me ne funde endrra jone u rrealizua

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?