Politikë

Rama inspekton punimet në shkollën ‘Ndre Mjeda’, do të mësojnë 800 nxënës! Kryeministri: Shkodrën e kishin lënë në harresë

26 Mars, 17:09| Përditesimi: 26 Mars, 17:32

  • Share

SHKODËR-Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet për rikonstruksionin e shkollës ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku i këtij qyteti Benet Beci.

Kjo ka qenë një godinë e amortizuar pa ngrohje, pa palestër dhe mësimi bëhej me dy turne, ndërsa tashmë do të rilind nga e para dhe do të jetë e pajisur me klasa të bollshme, laboratorë, bibliotekë, palestër dhe hapësira rekreative.

Shkolla e re do të jetë në funksion të 800 nxënësve, ndërkohë që në plan për tu rindërtuar në qytetin e Shkodrës janë edhe pesë shkolla të tjera.

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se Shkodra është i vetmi qytet që ishte lënë në harresë sa i takon rindërtimit të shkollave. 

‘Unë po shihja hartën e rindërtimit të shkollave dhe Shkodra është e vetmja që ka ngelur mbrapa, janë edhe 5 shkolla të tjera që kanë nevojë për tu rindërtuar, do ti bëjmë hap pas hapi’, tha kryeministri Rama.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?