Kryeministri Edi Rama është duke inspektuar punimet në Spitallë të Durrësit me kryebashkiaken Emirijana Sako. Rama thotë se për 5 vitet e ardhshme lagja ‘Rilindja’ do jetë një ndër më të bukurat pasi është ndërtuar nga hiçi. Me batutë kryeministri Rama përmendi edhe këmbënguljen e investitorit Muhamed Alabbar që ta shihte investimin e madh që i është bërë kësaj lagjeje. Ai ka treguar edhe një bisedë me biznesmenin.
“Kjo për 5 vjet do tjetë një ndër lagjet më të bukura pa diskutim. Është e gjitha e ndërtuar nga hiçi, me hapësira dhe me të gjitha gjërat që do të vijojmë të ndërtojmë rreth e rrotull. Duhen bërë këto punimet e fundit se më mbyti Alabbari se edhe unë e mbyta. Më tha; brother shko shikoji… E bëri ai këtë, është investim i jashtëzakonshëm. Shihe sa bukur është.”- tha Rama.
Në këtë lagje, po përfundohen 996 apartementet që do të strehojnë familje të prekura nga tërmeti në zonën e bashkisë së Durrësit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit po punon për infrastrukturën e re të kësaj lagjeje. Ky investim është bërë me financimin e Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed nga sipërmarrja e ndërtuesit të Portit të Ri Turistik të Durrësit, Muhamed Alabbar.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar ndaj batutave me demokratët që Kryeministri Edi Rama shkëmbeu nga Durrësi.
“Edhe batutat i ka sikur sapo ka dalë nga burgu! Për shkak të keqqeverisjes tënde, në vështirësi nuk janë vetëm demokratët, por edhe çdo socialist dhe qytetar i ndershëm i këtij vendi.
Rehati Qeveria jote e korruptuar i ka krijuar vetëm Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqajt dhe një tufe shokësh të tu, që me milionat e eurove në xhep, që i vodhën qytetarëve shqiptarë, shëtisin të lirë nëpër kryeqytetet e Europës duke shijuar jetën luksoze!
Në fakt në vështirësi më të madhe janë të gjithë ata që rrijnë me sytë nga dera kur po arrestohen prej babëzisë për të vjedhur. Mqs nuk e ke provuar akoma, por je në radhe, pyeti paraprakisht tufën tjetër të shokëve që i ke në burg, që të kuptosh çfarë është vështirësia.”- shkruan Bardhi.
Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në Spitallë të Durrësit dhe u mirëprit nga disa vendas për të pirë kafe. Ai nuk i kurseu as batutat për banorët e zonës.
“Thuaj atyre demokratëve të vijë, se duken ata që janë demokratë . Pse fshiheni ore? Hajde ulu, merri dhe ato demokratët e tjerë. Kam 20 vjet unë, i njoh nga larg, ehu... Hajde hajde, ulu, hajde këtu ti mo.
Sa vjeç është ky? Sillet mirë? Ja keni mësuar atë ‘Rama ik?’ Për kafe jeni vetë, për punë me keni mua.
Bjerini një kafe të gjithëve këtu, se demokratët janë vështirë këto kohë duhet me ju dhënë kafe.”- thotë Rama.
Edhe batutat Ed Rama i ka burrnishte ????????????????????
PërgjigjuCeshte ky idiot more.
PërgjigjuAlabari, është vet Vuçiçi serborus!
PërgjigjuShko shiko i ka thene ky arabi, se nuk e kishte menduar se do i shkonte kaq shtrenjte. Mos vidhni kaq shume i ka thene se na nxorret me kepuce te kuqe. Ku e dinte Kryeministri shkrete qe Ministri i Rindertimit po e vidhte pas kraheve, ndersa Belinda po e vjedh nga anash, Beqja nga poshte, Gjiknuri nga lart e Manastirliu nga perpara.
Përgjigju