Rama inspekton Qendrën Kulturore të Fëmijëve, hapësira moderne për rreth 1 mijë fëmijë

19 Prill, 14:19| Përditesimi: 19 Prill, 14:33

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës, ndërsa ka zhvilluar një vizitë edhe në Qendra Kulturore të Fëmijëve. Rama inspektoi këtë hapësirë, e cila është transformuar me hapësira moderne e miqësore për rreth 1 000 fëmijë që frekuentojnë qendrën, të grupmoshës nga 6 deri në 15 vjeç.

Gjatë inspektimeve e pranishme ishte dhe kryebashkiakia e Durrësit, Emiriana Sako.

“Qendra kulturore e fëmijëve kryeministër ka qenë prej disa vitesh e amortizuar, por dhe më pas tërmeti bëri një goditje, dëmtoi disa pjesë të saj. Më pas vendosëm me buxhetin e bashkisë që të bëjmë ndërhyrje. Është një objekt i cili është ndërtuar pjesërisht në vitet 30 gjatë kohës që është ndërtuar Banka e Shqipërisë dhe pjesa tjetër në vitet 70, pra janë bashkuar dy godina. Gjatë pjesës së rikonstruksionit u përpoqëm që ato elementë të cilët ishin të objektit të vjetër të dilnin në pah për të treguar kështu dhe rrugën apo kohën në të cilën është jetuar kjo godinë”.

Me një sipërfaqe totale prej rreth 2 000 metrash katrorë, në qendër ofrohen kurse në art, teknologji, gjuhë të huaja si dhe në sportet e tavolinës.

“Dy vitet e fundit jemi përfaqësuar në “EuroSong” me fëmije nga kjo qendër. Gjithashtu edhe në olimpiadat ballkanike të matematikes. Kati që është poshtë që ka vetëm aksesin nga rruga, e kemi parashikuar që të jetë një galeri pikture kryesisht për fëmijët dhe kemi menduar t’i vendosim emrin e piktorit Ibrahim Kodra sepse nuk kemi institucione që mbajnë emrin e tij. Kemi dhe tarracën që për hapësirën që ka, do të shfrytëzohen për aktivitete të ndryshme gjatë pranverës dhe vjeshtës.” – u shpreh kryebashkiakja Sako.

Rikonstruksioni i qendrës ka sjellë edhe rikonceptim të disa ambienteve në qendër, të cilat tanimë presin fëmijët me kushte dinjitoze e moderne.


Lajmi kryesor:

Durrës/ Brenda vitit hapet parkimi me energji të vetëprodhuar nga dielli, 400 vende! Godina do ketë zyra e hapësira për evente


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?