“Gur i çmuar i trashëgimisë kulturore”. Kështu e ka konsideruar kryeministri Edi Rama godinën e Akademisë së Arteve. Kreu i qeverisë inspektoi restaurimin e godinës, ndërsa shoqërohej edhe nga ministrja e Kulturës Elva Margariti.
Edi Rama: Kemi disa ide për lëvizjen e përkohshme. Këto që kemi vendosur janë më të mira nga ato që ishin më herët. Do bëjmë investim të madh për kampusin. Do të bëjmë investimet e duhura. Do zgjidhet edhe puna e lëvizjes së studentëve.
Elva Margarita: Ideja është që këtu të ndërtojmë një shesh të madh publik. Projekti parashikon dy salla të reja. Krijohen më shumë hapësira edhe rreth e përqark.
Edi Rama: Teatri i Operas ishte një banjo poshtë, ndërsa tani ka dhoma individuale për solistë, ka kushte moderne.
“Godina qendrore e Akademisë së Arteve është një objekt i rëndësishëm i Trashëgimisë Kulturore dhe si i tillë, jo vetëm është transformuar së brendshmi në kuadrin e Paktit për Universitetin, duke garantuar kushte optimale për studentët e pedagogët, po edhe është rivlerësuar/restauruar në të gjithë elementët që e bëjnë atë një gur të çmuar të gjerdanit të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë”, shkroi më herët Rama në rrjetin social.
He o nr.1,si po te duket kontrasti kuq e zi..i Stadiumit vs. Mermerit dhe ngjyres Natyrale te Kollonates te Sheshit Italia?! Ti vret syte...?!
Përgjigju