Politikë

Rama inspekton tunelet që do lidhin Librazhd-Elbasan: Brenda vitit shohim dritë në fund të tunelit, kur kaluam Murrizin nuk na ndalon më asgjë! Do zhvillojë edhe turizmin

19 Mars, 11:57| Përditesimi: 19 Mars, 12:24

  • Share

Librazhd- Kryeministri Edi Rama inspektoi sot (19 mars) kantierin e Koridorit VIII, ku po ndërtohen dy tunele të rëndësishëm me gjatësi 1,1 km secili dhe që do të lidhin Elbasanin me Librazhdin.

I shoqëruar nga kreu politik i qarkut, Arbian Mazniku, kandidatët për deputetë në zgjehdjet e 11 majit, drejtues të punimeve dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku, kreu i qeverisë pa nga afër kantieret e punës në terren, përfshi edhe urat e reja që po ndërtohen për t’u lidhur me tunelet.

Punimet pritet të mbyllen në shtator për tunelet dhe pranverën e ardhshme mbaron gjithçka.

Teksa Rama pyet nëse ‘do të shikohet dritë në fund të tunelit’, ai shton se “kur kaluam Murrizin nuk pyesim më për vështirësi të tjera’, duke iu referuar edhe problematikave gjeologjike për tunelet.

“A dëgjoni, se për ju po bëhet (i drejtohet ndjekësve në distancë), është edhe për ju (zona e Dibrës), nëpërmjet Rrugës së Arbrit do të dilni direkt te liqeni i Pogradecit”, thotë kryeministri mes të tjerash.

Teksa njihet me cilësitë teknike, projektin dhe punimet, ky kantier konsiderohet edhe i rëndësishëm si arterie që lidh shumë zona të vendit dhe shkurton kohën e udhëtimit.

“Në një nga kantieret më të rëndësishme të Korridorit VIII ku po ndërtojmë dy tunele me 1.1 km gjatësi që do të lidhin pjesën e Elbasanit me pjesën e Librazhdit, duke u kthyer në një arterie të rëndësishme të qarkullimit si dhe duke çliruar gjithë potencialin ekonomik dhe turistik të këtyre zonave. Investimi pritet të përfundojë në fund të këtij viti, ndërkohë që pjesë e projektit është edhe ndërtimi i dy urave të cilat lidhen direkt me tunelin”, shprehet kryeministri Rama.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?