Rama në zonat e përmbytura: Situata s'ka krahasim me 2010-n, zero shtëpi nën ujë! Ende probleme edhe pas 10 vitesh në pushtet? Ja shifrat krahasuese

22 Nëntor 2022, 17:29| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 07:18

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka kryer një inspektim në zonat e përmbytura në Shkodër dhe në Lezhë. Kreu i qeverisë i shoqëruar edhe nga ministrja për Shtetin, si dhe drejtuesja politik e qarkut të Shkodrës Elisa Spiropali, bashkë me prefekten Majlinda Angoni, u shpreh se situata nuk ka të krahasuar me 2010, pasi është përmirësuar tërësisht. Nga 12 mijë banorë të evakuuar, sot janë vetëm 22 tha kreu i qeverisë, duke ju referuar shifrave zyrtare të cilat i publikoi edhe në facebook-un e tij ku theksoi se 2010 në total 2580 banesa kanë pasur prezencë uji si pasojë e përmbytjeve ndërsa një ditë më parë në Shkodër janë raportuar vetëm 5 banesa me prezencë uji dhe asnjë banesë me prezencë uji ditën e sotme. Rama tha se ndërkohë që në 2010-tën sipërfaqja e përmbytur ka qenë 14.280 hektarë sot sipas të dhënave zyrtare është vetëm 1685 hektarë.

"Në Shkodër tek harku i Bërdicës, ku në krahasim me 2010-ën situata është përmirësuar tërësisht. Nga 12 mijë banorë të evakuuar atëherë, sot vetëm 22, nga 2800 banesa të përmbytura sot asnjë shtëpi e mbuluar nga uji, nga 14 mijë hektarë të përmbytur sot vetëm 1 mijë e 300 hektarë, të gjitha këto sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë Bashkia Shkodër"- tha Rama.

Reshjet e dendura të shirave në ditët e fundit shkaktuan probleme në disa qarqe të vendit, e kryesisht situata ishte me problematike në Shkodër dhe në Lezhë, ku mijëra hektarë tokë ishin nën ujë, ndërsa disa familja u evakuuan. Ndërkohë situata ditën e sotme është përmirësuar ndjeshëm. Deri më tani janë 27 familje të evakuuara, 1 në Lezhë dhe 26 në Shkodër, e ndërsa në total janë 2985 ha që vijojnë të jenë nën ujë. Nuk ka pasur probleme sa i përket lëvizjes në akset e rrugëve në rajonin qendror dhe jugor të vendit.

Ndërsa gjatë inspektimit në Lezhë, Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu tha se pavarësisht reshjeve të shumta të shiut puna e bërë me kanalet kulluese kishte sjellë përmirësimin e situatës.

Ora 22:25
‘Pse ka akoma përmbytje kur PS po bën 10 vite në pushtet?’ Ja sesi përgjigjet kryeministri Edi Rama

1669134259_Screenshot1.jpg

Pyetjes 'pse ka akoma përmbytje ndërkohë që Partia Socialiste po bën 10 vite në pushtet', kryeministri Edi Rama u përgjigj duke shkruar se pavarësisht se dhjetë vite më parë në botë kishte shumë më pak përmbytje, në Shqipëri situata rëndohej nga keqmenaxhimi qeveritar.

Në shifrat e publikuara nga Rama si krahasim me situatën e krijuar në ditën e fundit për shkak të reshjeve në vend, thuhet se ndërkohë që në 2010-tën sipërfaqja e tokës nën ujë ka qenë 14.280 hektarë, në shifrat e publikuara nga bashkia e Shkodrës vetëm 1658 hektarë tokë janë nën ujë.

Në vitin 2010 në total 2580 banesa kanë pasur prezencë uji si pasojë e përmbytjeve ndërsa një ditë më parë në Shkodër janë raportuar vetëm 5 banesa me prezencë uji dhe asnjë banesë me prezencë uji ditën e sotme. Sa i përket shifrave të personave të evakuuar, Rama thekson se në 2010-tën janë evakuuar 12.145 persona ndërsa në Shkodër numri total i të evakuuarve gjatë ditëve të fundit, shkon deri në 99 persona.

“Në dhjetor 2010 sipërfaqja e përmbytur ka qenë 14.280 hektarë tokë ndërkohë që sot sipërfaqja e përmbytur sipas të dhënave zyrtare që ne kemi por edhe të publikuara nga vetë bashkia Shkodër është vetëm 1685 hektarë. Në dhjetor të 2010, 2580 banesa kanë qenë me prezencë uji brenda tyre ndërkohë që gjatë ditës së djeshme ishin vetëm 5 banesa dhe aktualisht nuk kemi asnjë banesë me prezencë uji! Në dhjetor 2010, 12.145 persona kanë qenë të evakuuar ndërkohë që gjatë këtij të eventi janë evakuuar 99 qytetarë gjithsej në bashkinë Shkodër”shkruhet në shifrat e publikuara nga Rama në facebook.

 

Postimi i plotë nga kryeministri, Edi Rama:

Pyetje: Pse ka akoma përmbytje kur po bëheni 10 vjet në pushtet?

Përgjigje: 10 vjet më parë kur në botë kishte shumë më pak përmbytje, në Shqipëri shkonte uji edhe deri në çati, sepse dorës së Zotit i bashkohej edhe dora e mbrapshtë e robit në qeveri! Sot jemi në “normalitetin” e kohës së mbrapshtuar që jeton tërë bota, duan s’duan ata që sduan e thonë ç’thonë ata që ç’nuk thonë.

Ora 18:39
Rama inspektim në Lezhë: Kamerat e vendosura qëllimisht e tregojnë sikur këtu po bëhet qameti, numri i të prekurve është minimal

Kryeministri, Edi Rama ka bërë një inspektim të gjendjes së krijuar në Lezhë pas reshjeve të shumta të shiut gjatë ditëve të fundit. I shoqëruar nga kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, Rama tha se pavarësisht intensitetit të lartë të reshjeve të shiut, kanalet e kullimit kishin bërë që situata të mos ishte aq e keqe sa pasqyrohej në kamera.

“Kështu siç vendosen kamerat në mënyrë të qëllimshme, duket sikur këtu po bëhet qameti. Këtu është një situatë e vështirë në pika të caktuara për arsye tërësisht objektive. Në momentin kur uji vjen furishëm mund të kesh kanale por nuk ke çfarë t’i bësh sepse është intensiteti i tillë. Po të shohësh shifrat edhe në Shkodër janë tërësisht të qarta. Numrat e të prekurve janë minimalë dhe hektarët janë shumë herë më pak se në rastin e përmbytjeve të mëdha. Në kushtet e reshjeve shumë të shpeshta ndryshimi është kolosal sepse është punuar dhe do të punohet çdo ditë. Është tmerr mënyra sesi i vendosin kamerat. Me kamera edhe një pellg uji të bërë vetë mund ta kthesh në përmbytje të gjithë Shqipërisë”-u shpreh Rama.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ora: 23/11/2022 02:32

    Ky po. Tre dite pas pilafi dhe ska uje thote. Krahason vetveten me sportin e peshtymes 10 vite me pare. Por thote qe eshte peshtyme (e veta) por e "thate"!

    Përgjigju
  • Suela: 22/11/2022 19:15

    E solle listen e investimeve ne Shkoder apo erdhe per turizem?

    Përgjigju
  • Toni: 22/11/2022 19:06

    Masat e duhura keni marre

    Përgjigju
  • Roni: 22/11/2022 19:05

    Situata po menaxhohet shume mire deri tani

    Përgjigju
  • Ramsi: 22/11/2022 18:03

    O te vdekshin ca ke ne shpi ishalla e mos e gezofsh nje dite te bukur te jetes tende. Po cpun ke ti ca ka ndodh ne 2010 o prag. Meru me 2022 o i pa cip qe e bere kete popull dele

    Përgjigju
    • Tani: 22/11/2022 19:45

      Ti hash m.... ,ti je dele e saliut e more byrekun per sot.

    • Tahir tarfyci: 22/11/2022 19:20

      Ske faj ti ramsi se do sali ziun qe te fut ne uje me zor dhe mbase te vjen ajo cik rradake ne vend se me sa duket e ke mendjen tek dt 6

  • Eva: 22/11/2022 17:57

    Gjithmone Rama e ka ndihmuar popullin

    Përgjigju
  • policia: 22/11/2022 17:43

    hahaha po normale or ti , se kur fluturon me avion personal nga katari ne shqiperi, 3 dite pas permbuytjeve sigurisht qe uji ka ikur dhe ty do te duekt fushe me lulke

    Përgjigju
    • Geri: 23/11/2022 06:21

      Ku e gjete mor ti i "policise" avionin personal te Rames? O te kripsha ttute e gomarit qe te ka fut shpellari...por per te keqen tate e ke mor i shkrete. Qenke bo per te qare hallin...dil me mire prej shpelles sa ke kohe.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?