Politikë

‘Jam me Trump’, Rama batuta edhe me banorët: Hajde pak ti me atë kapelën se më mbyte fare! Inspekton kantierin e rrugës Rrile-Hidrovor (VIDEO)

10 Mars, 17:39| Përditesimi: 10 Mars, 18:30

  • Share

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Lezhë, ku dhe inspektoi rrugën Rrile-Hidrovor e cila lidh superstradën Lezhë‐Tiranë me fshatin Rrile dhe me Hidrovorin e Tales.

Gjatë takimit me banorët, Rama u ndal një moment tek një prej tyre, ku vuri re një detaj… kapelën që mbante një i moshuar me sloganin e Donald Trump “Make America Great Again” (Do ta bëjmë Amerikën të mrekullueshme sërish).

Rama: Hajde pak ti me atë kapele, se më myte fare, ku e ke gjet?

Banori: Ma kanë sjellë dhuratë, jam me Trump

Rama: Mirë Amerika great again, po Lezhën si do e bëjmë?

Banori: Më mirë se Amerika…

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/03/2025 03:30

    Me njerez te tille jo vetem Trump,por dhe Hitleri do te kishte sunduar boten!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?