Kryeministri Edi Rama thotë se vendi ynë është gati që të presë deri në 3000 refugjatë afganë, të cilët pritet që të evakuohen, pas marrjes ardhjes në pushtet të talebanëve.
Në një intervistë për median Italian 'Il Foglio', kreyministri Edi Rama, ka shpjeguar vendimin e tij për të hapur dyert për rreth 3000 refugjatë afganë: Është historia jonë që na imponon këtë. Ne e kemi përjetuar luftën dhe se kemi harruar ende.
Veprimi i keut të qeverisë, shkruan media italiane, konsiderohet si një manifest kundër atyre evropianëve që ai i përkufizon si "hipokritë" dhe “pa kujtesë’.
"Nëse Evropa është e ndarë edhe në lidhje me Afganistanin, kjo vjen sepse ka harruar identitetin e vet ", thotë kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë socialiste shpjegon me fjalë të qeta dhe të sakta, atë që ai e quan si gjëja më normale në botë, duke qëndruar në krahun e duhur të historisë. Kryeministri Rama thotë se shteti i vogël shqiptar, pak më i madh se Lombardia, është gati të presë disa mijëra refugjatë afganë.
"Ne po flasim për 2-3 mijë afganë", shpjegon ai, ndërkohë që në Itali, megjithatë, udhëheqësi i partisë që drejton qeverinë flet për "disa dhjetëra mijëra".
A duhet që Evropa dhe Italia në veçanti, të marrin një mësim të mirë nga Tirana?
“Nuk dua t’i jap mësime askujt, e aq më pak Italisë, me të cilën jam shumë i lidhur. Por unë them se mirëpritja është detyrim për ne. Sepse mbaj mend sesi ka qënë për ne shqiptarët! Mbaj mend luftën, mbaj mend Millosheviçin, refugjatët, vdekjet, torturat. Dikur ne shqiptarët ishim për ju ata që afganët janë ndoshta sot, alienë ”- thotë Rama për median italiane.
Or plehre, po kur u bere ti mor debil te kritikosh Italine apo vendet e tjera europiane qe e dine cfare halesh jane afganet. Ata kujdesen per popullin e vet kurse ti e ke lene rrugeve or qen bir qeni.
PërgjigjuE nise me 300 para dy dite, the 1000 dje, thua 3000 sot. Mblidhe mendjen...
PërgjigjuVazhdo ti idiot vazhdo, se njerezit gati jane per protesta dhe do ikesh vete per azil pastaj te shpetosh koken.
PërgjigjuA M E N !!!