Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga plazhi i Durrësit, ku siç edhe shihet është i mbushur me pushues.
Teksa falenderon personin që ia ka dërguar videon kreu i qeverisë nuk i ka kursyer as ironitë.
“Faleminderit për këtë video kujt ma dërgoi. Nga plazhet e Durrësit siç nuk ua tregojnë ata që duan t’ju thonë se turizmi ka ngecur”, shkruan kreu i qeversië.
Para disa ditësh kreu i PD Sali Berisha publikoi në rrjetet sociale një foto nga Durrësi, duke pretenduar se qyteti bregdetar ishte bosh dhe se turizmi po shkatërrohet nga qeveria.
Komento
Komente

PRISH MOLET ARTIFECIALE ME GURE..EDI RAMA...NE FOTO ESHTE NJE I TILLE...PENGOJNE QSRKULLIMIN E UJIT TE DETIT....
Përgjigju