Nga Vlora, Kryeministri nuk harroi sot të ironizonte keq Presidentin Metën dhe 'fiksimin' e tij për të dhënë sa më shumë dekorata.
"Shpërndan dekorata. Lajmi i fundit është se do të dekorojë një floktore në Vlorë. Nuk e di se kujt do t'i bjerë", tha Rama duke e 'këshilluar' një prej gazetareve që t'ia sugjerojë Presidentit parukieren e saj.
Një dekoratë në dy ditë. Ky është bilanci i pazakontë i Presidentit Ilir Meta në dhënien e dekoratave dhe titujve për akte të veçanta, merita apo trimëri ndaj kombit shqiptar. Nga data 12 prill 2018 deri në 24 prill 2021, ku nderoi Mehdi Bushatin, Presidenti Ilir Meta ka dhënë 490 dekorata dhe tituj me dekrete të posaçme, kryesisht personazheve, disa nga të cilët janë militantë të PD-LSI, por edhe kandidatë për deputetë të LSI-së. Meta ka dekoruar edhe institucione, klube futbolli, radio, shoqata të ndryshme, ekipe të zjarrfikësve, korporata, ekipeve të shpëtimit në miniera etj.
Dyshimet për një ‘inflacion’ dhe politizim me dekoratat apo për shpërndaje titujsh në formë qokash pa kriter nga Presidenti Ilir Meta, thellohen nëse krahasojmë numrin e dekoratave të Metës me ato të paraardhësve të tij. Nga verifikimet rezulton se, Presidenti Bujar Nishani, nga data 2 dhjetor 2013 deri në 12 qershor 2017, ka dhënë vetëm 170 dekorata. Presidenti Nishani është kritikuar për një numër të lartë dekoratash të dyshimta dhe politike, por Ilir Meta ka thyer çdo rekord dhe tejkaluar çdo parashikim.
Ndërkohë që Meta ka nderuar dhe u ka dhënë medalje edhe shefave të restoranteve. Në 7 prill 2021, Meta ka nderuar me dekoratën ‘Mjeshtër i Madh’, edhe restorant ‘Freskun’ në Tiranë, për mjeshtëri të lartë në gatime. Me afrimin e fushatës zgjedhore, Meta ka intensifikuar qokat me dekoratat, duke nderur me medalje kush t’i dalë para!
Lajmi kryesor:
Rama: Ilir Meta, kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë! Turmat e opozitës me 2 gishta do të sjellin rritje të infektimeve, urojmë të mos jetë dramatike
K.T.//ReportTv.al