Kryesocialisti Edi Rama ironizoi nga Korça edhe konsulentin zgjedhor të PD-ADSHM dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit, duke thënë se “u tregua i zgjuar, mori 6 mln dollarë dhe iku”.
Ai e krahasoi atë me një nga personazhet e filmit “Gjeneral Gramafoni”, teksa i përsëriti edhe epitetin “Latifi”.
“Do shkojmë për një shpresë të madhe, apo për një politikan të lashtë, të pashpresë dhe zyrtarisht i rrjedhur. Është zyrtarisht i rrjedhur, nuk diskutohet, zyrtarisht. Pse do shkojmë më 11 maj ne, për Shqipërinë në BE dhe në Europë apo për hallin e një individi të vetëm? Që do hiqte non gratën se ia kisha vënë unë dhe Sorosi, por a e hoqi?! Na solli dhe një Latif këtu vërdallë. Latifi nga Amerika njëlloj si ai korçari që lozte te Gjeneral Gramafoni, erdhi vërdallë Latifi dhe pasi na erdhi ca kohë vërdallë, Latifi iku. Na doli i zgjuar Latifi, na mori edhe 6 mln dollarë. Nga dolën ato 6 mln dollarë? Ku i gjeti ato para? Apo 7 herë 7 tani na bëjnë 6 milionë?!”, u shpreh Rama mes të tjerash.
Lajmi kryesor:
Rama nga Korça: Falje që fryva Ilir Vrenozin dhe e ktheu pallatin e sportit në porno-politikë! Të mos e lëmë Shqipërinë në dorën e tij, kënetës dhe kandidatit që bën uuuu...!
A.Q/r.k./ReportTv.al