Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish me videon e një bufi Sali Berishën.
Krahas një bufi, shfaqet edhe një foto e Berishës dhe Belerin duke drekuar, si edhe një montazh i të dyve duke “kërcyer”. Në video, dëgjohet kreu i PD që hedh akuza ndaj kryeministrit se ka bërë “pazar” me Greqinë për kufirin detar të Shqipërisë.
“Ka bërë aktin më të rëndë antikombëtar në historinë 104...105-vjeçare të këtij vendi. Ka bërë pazarin e kufirit detar të Shqipërisë me Greqinë, në të cilin ministri i jashtëm Grek thotë se fituam zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje.”, dëgjohet të thotë Berisha në video.
Kryeministri e shoqërohen videon me fjalët: “Përçartje “patriotike”.
Komente
