Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish me një video me buf fjalimin e Sali Berishës në Kongresin e Partisë Popullore Europiane një ditë më parë në Spanjë.
Kreu i qeverisë ka publikuar një pjesë nga deklarata e Berishës.
“Një kryeministër që shfaqet në samite ndërkombëtare me atlete të bardha dhe…”, dëgjohet të thotë Berisha në gjuhën angleze, ndërsa Rama ka fokusuar një çast pauze gjatë fjalës së kreut të PD-së.
“Hajde parafytyroje ç’mendojnë të huajt në sallë… vajmedet“, shkruan kreu i qeverisë krahas videos.
Komento
Komente
