I pyetur nga gazetarët e pranishëm në konferencën e përbashkët për mediat me Presidentin e KE, për situatën e krijuar pas dekretit të Presidentit Meta, kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar të komentojë.
Ai ka thënë se preferon më mirë që të mos humbasë kohë duke u marrë me dekretin e Metës në Bruksel duke shtuar më pas se gjithçka do të sqarohet kur të kthehet në Shqipëri.
"Nuk kam kohë për të folur për presidentin. Do të t'i themi të gjitha pasi të mbarojmë vizitën. Kur të kthehem në Shqipëri do të merrem me dekretin dhe lëvizjet e presidentit" ka thënë Rama.
Lajmi kryesor: