Chris LaCivita

Politikë

Rama ironizon opozitën me foton e LaCivita: Voto 5, edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër

14 Prill, 11:40| Përditesimi: 14 Prill, 11:58

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama ironizoi sot opozitën, ndërsa ndau një foto të Chris LaCivita, kryetar i komitetit kombëtar të Partisë Republikane, njëherësh konsulent i Partisë Demokratike për fushatën zgjedhore të 11 majit.

“Voto 5, edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër”, shkruan Rama krahas fotos, ku shihet LaCivita me dorën lart.

Simboli i dorës tregon renditjen në vendin e pestë të PS në listën e subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 11 majit.

Në hapjen zyrtare të fushatës elektorale në 12 prill në sheshin “Skënderbej”, Rama tha se “Chris LaCivita ka lindur me këmishë, ka gjetur budallenj që e paguajnë”.

“Tani këneta thotë se anëtarësimi ynë në BE nuk është prioritet dhe se sidoqoftë do ndodhë, por prioritet sipas kënetës është kthimi i bufit për të tretën herë në krye të vendit, pasi dy herët e mëparshme nuk e shkatërroi dhe rrënoi mjaftueshëm Shqipërinë. Me këtë prioritet ka sjellë kushedi me sa para, kushedi ku i ka gjetur, edhe një latif nga Amerika, i cili për të gjithë ne që jemi rritur në lagjet e Tiranës, të kujton atë të fortin e lagjes që qullësi poshtë pallatit e thërret: hajde latif se do më rrahin. Kishte publikuar dje një buf që hante një mi dhe ngrinte pyetjen se kush është miu. Atij bravo i qoftë se të gjesh budallenj dhe të paguash gjithë ato para për të duartrokitur edhe kur ia fut asaj që nuk thuhet në atë farë feje, vërtet të kesh lindur me këmishë. Se që bufi është bufi, kjo nuk ka diskutim, kurse për miun ka shumë kandidatë, që nga Luli që harroi se ishte mi dhe u soll si ari, deri te ai i shkreti nga Kavaja...”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vladimir: 14/04/2025 12:45

    O Rame mos vdesh kurrë padiskurum që PS numri 5 do fitoje ec përpara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?