Nga Athina, kryeministri Edi Rama ironizoi edhe partitë e vogla, duke iu referuar si “shitësa të vegjël qilimash”. Rama tha se ata janë të njëjtat vegla, thjesht kanë ndryshuar moshën dhe fytyrat e tyre.
“Sot shpresa e tyre e vetme, e dëshpëruar dhe e mjerë është që SPAK dhe gjykata speciale do të shkatërrojë PS dhe më në fund do t’u vijë dita e tyre, ndërkohë që ajo që ata nuk kuptojnë, bashkë me shitësit e vegjël të qilimave, që janë të gjithë vegla dhe që të re kanë vetëm fytyrën dhe moshën e tyre. I patë edhe futën baballarë, krushq e teze në lista. Nuk kuptojnë një gjë që ne nuk jemi në një punë por në një mision, e që ta bëjmë Shqipërinë njëherë e mirë pjesë të familjes evropiane”, u shpreh kryeministri.
Lajmi kryesor:
Rama: Greqia të heqë ligjin e luftës, absurd! Përplasja për Belerin? Bufi nacionalist bëri lëmsh dynjanë! Njohjen e pensioneve përmes integrimit, ulemi në BE si shqiponja (VIDEO)
Xh.D/SI.E./ReportTv.al