Kryeministri Edi Rama, teksa ka folur nga Saranda për çështje të ndryshme, nuk ka lënë pa ironizuar edhe premtimin e Bashës për t’i dhënë studentëve nga një laptot secilit. Ai shtoi se as të djathtët nuk duhet t’i hanë këto.
“Si mund të thuash që do iu çoj nga një laptop në çdo shtëpi. Çfarë janë këto muhabete? Dhe ti që je i djathtë duhet t’i hashë këto? Është normale që njeriu mund të dëshirojë që në Shqipëri të ketë një alternativë të djathtë, por për sa kohë s’e ka këtë alternativë, si duhet t’i shkosh mbrapa. Kjo ka bërë që PD të mos reformohet, sepse e kanë mbështetur pa kushte, ata që e kanë mbështetur”, u shpreh kryeministri.
Kryeministri gjatë fjalës së tij doli sërish për një tjetër premtim të kryedemokratit për të sjellë në aeroportin e Kukësit 100 kuksianë, përpara 25 prillit që të votojnë për PD-në.
“Unë shpresoj shumë që ky varianti i ri të mos ma bëjë të pamundur atë premtimin që do sjell 100 kuksianë e t’i ulë në aeroportin e Kukësit para zgjedhjeve. Që avioni do të ulet aty, kjo është e sigurt, por dua që të ulet bashkë me ata kuksianë, që të votojnë. Të hanë atë djathin, që në fyt pastaj do ta shohin që është sapun”.
Lajmi kryesor:
Korrupsioni në Shëndetësi/ Rama zbulon planin: Autonomi të spitaleve, mjekët do paguhen me orë pune! Çështja e detit? Meta e Basha, 'maskarenj që i fryjnë zjarrit' (VIDEO)
J.GJ.//ReportTv.al