Kronikë

Rama ironizon procesin e primareve në PD, publikon video me 3 bufë dhe zërin e Berishës

5 Mars, 11:38| Përditesimi: 5 Mars, 11:44

  • Share

Kryeministri Edi Rama ironizoi sot procesin e primareve në Partinë Demokratike.

Rama publikoi një video me 3 bufë teksa dëgjohet kreu i PD, Sali Berisha, i cili u kërkon ndjesë demokratëve të cilët nuk votuan për shkaqe burokratike.

Dje Rama, gjatë rubrikës “Sy më Sy”, u shpreh se PD është një kënetë me një buf dhe gjithfarësoj speciesh.

“Prisni kur t’ju shfaqet lista e deputetëve dhe shihni pak atë listën e mbyllur. Aty m’u përqendroni. Ajo lista e mbyllur e “kënetës” është me speciet më të ulëta të politikës, të faunës politike, prapë aty do t’i kemi thotë “këneta”, tha Rama.

S.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?