Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video ironike në rrjete sociale, ku ka mbledhur bashkë të gjitha deklaratat e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, të cilët dikur sulmonin njëri-tjetrin ndërsa tani janë bashkëpunëtorë të ngushtë në politikë.
Në një prej momenteve, Bardhi dëgjohet duke thënë se do të tërhiqet nga politika nëse Berisha rikthehet në krye të PD, duke e cilësuar si jo e ardhmja e partisë, ndërsa ky i fundit nuk kursen akuzat ndaj tij.
"Nëse zoti Berisha do të jetë kryetari i PD, unë mbyll karrierën time politike. Gazment Bardhi tërhiqet nga politika aktive. I qëndron kësaj? Absolutisht i qëndroj.", dëgjohet Bardhi në video, një sekuencë e shkëputur në një intervistë televizive e tij, që aktualisht është kreu i Grupit Parlamentar të PD.
Në fund, Rama e ironizon të gjithë situatën mes tyre me një buf, krah të cilit ndodhet një mi.
Deklaratat në video:
Bardhi: Ju ka hipur një dashuri e madhe për Sali Berishën mo? Pse është e pavërtetë kjo?
Berisha: Dua të falenderoj përzemërsisht zotin Bardhi.
Noka: Po a e dini ju që Gazi, Hoxha, nuk dalin dot nga shtëpia? E ka tmerr Gazi, Elbasani i bie të fikët. Nuk do të jetojë.
Bardhi: Me zotin Berisha në krye të PD-së, Partia Demokratike nuk vjen dot në pushtet.
Berisha: Bardhi dhe Balla janë përgjegjësit direkt politikë për atë gjakderdhje.
Bardhi: mesa duket zoti Berisha bën politikë mbi vdekjen.
Berisha: Përgjegjësi ka Gaz Bardhi, të ndodhi një vrasje aty eee.
Bardhi: Djali i zotit Berisha ka qenë i përfshirë në afera të caktuara korruptive.
Berisha: Sepse bëjnë marrëveshje me Taulant Ballën.
Bardhi: Nuk e besoj që është e ardhmja e PD.
Bardhi: Ashtu siç edhe në të shkuarën me trafikantë droge ka shqyer dhe shkelmuar.
Berisha: Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij.
Bardhi: Nëse zoti Berisha do të jetë kryetari i PD, unë mbyll karrierën time politike. Gazment Bardhi tërhiqet nga politika aktive. I qëndron kësaj? Absolutisht i qëndroj.
Berisha: Është i pashpresë.
Komente
