Kryesocialisti Edi Rama iu ka bërë sërish thirrje emigrantëve të Greqisë që të kthejnë zarfet me votat në KQZ.
Rama thotë se nga informacionet që ka marrë, kompania postare ka shpërndarë 85% të zarfeve zgjedhore, ndërsa shton se tanimë është rradha e zgjedhësve që të votojnë dhe të kthejnë në kohë zarfet.
Rama u kërkon edhe mbështetjen për PS, pasi siç shton ai, bëhet fjalë për të hapur rrugën për pensionet.
“Pashë informacionin e fundit se DHL ka shpërndarë me 85% të zarfeve por tani është radha juaj. Radha juaj shqiptarë të Greqisë të regjistruar për 11 majin që ato zarfe t’i ktheni për t’i dërguar në Shqipëri. Iu lutem mos e lini për momentin e fundit, atyre që janë në ishuj këto janë 24 orët e fundit për ta se ndryshe nuk arrihet dot transporti i zarfeve nga ishujt në afatin e caktuar. Ata që janë në Athinë, Selanik e gjithë Greqinë, që nuk janë në ishuj, të bëjnë të njëjtën gjë se është takim me historinë.
Mbi të gjitha kjo votë për ju që jeni në Greqi është e lidhur me diçka konkrete, duke filluar nga hapja e një rruge alternative për pensionet tuaja ju lutem zarfin mbrapsht drejt Tiranës me 5 për Shqipërinë me BE në Evropë, për Shqipërinë e re evropiane, për shpresën evropiane dhe amanetin evropian të shqiptarëve dhe kursesi për një politikan të lashtë, të dëshpëruar, të pashpresë dhe tanimë të përçartur.”, u shpreh Rama.
Komente
