Politikë

Rama për pensionistët: Katrani pa din e iman u ofron qilima fluturues, PS dy bonuse në vit! S’e harrojnë kush e bëri Shqipërinë lesh e li (VIDEO)

11 Janar, 10:25| Përditesimi: 11 Janar, 10:30

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet kritikave në rrjetet sociale për pensionistët, ku një ndjekës i thotë që duhet të jenë më në fokus të qeverisë. Teksa udhëton me makinë drejt qytetit të Elbasanit, në rubrikën e re ‘Sy m’sy’, Rama thotë se Partia Socialiste ishte ajo që udhëhoqi reformën e pensioneve që siguroi pension më të lartë.

Për PS, Rama thotë se pensionistët do jenë në qendër të vëmendjes, ndërsa rendit bonusin 100 mln euro për Vitin e Ri dhe bonusin që do u ofrohet në pranverë.  

“Për Elbasan sot. E mira s’ka fund e borxhi i kësaj shoqëri ndaj pensionistëve, qoftë atyre që jetuan diktaturën, qoftë atyre që jetuan rrumpallën pa shtet të viteve të tranzicionit, nuk ndalet kurrë. Por nëse ka një qeveri që ka bërë dhe mund të bëjë akoma më shumë për pensionistët është vetëm kjo qeveri e PS. Ishte kjo qeveri që bëri reformën e pensioneve dhe mundësoi që kush ka dalë pension 10 vitet e fundit të ketë pension konsiderueshëm më të lartë se ata që kanë dalë më parë. Është kjo qeveri që u dha pensionistëve pak javë më parë plot 100 mln euro si bonus për Vitin e Ri. Do do t’u japë për herë të parë bonus të dytë në pranverë dhe do mbajë do bonuse në vit. Këto janë fakte kuptimplota të kujdesit të vazhdueshëm për pensionistët, me të cilët ne do të ndajmë në çdo hap pjesën e tyre të merituar nga rritja e pandalshme e ekonomisë”, shprehet Rama.

Nuk kursen ‘thumbat' për opozitën. Rama shprehet katrani i madh pa din e iman (Berisha), por edhe katranët e vegjël u ofrojnë pensionistëve qilima fluturues,  si trashëgimtarë të politikës ekonomike të Sudes dhe Xhaferrit. Për kryeministrin Rama, pensionistët e dinë se kush e bëri lesh e li Shqipërinë dhe thotë se më mirë se PS s’kanë për të gjetur.

“Të tjerët, ata që s’kanë dhe s’do kenë asgjë në dorë, që nga një katran i madh pa din e pa iman, te ca katranë të vegjël pa cipë dhe pa nishan, ofrojnë për pensionistët qilima fluturues, si trashëgimtarë të denjë të politikës ekonomike të Sudes dhe Xhaferrit. Ndër shumë të mira të tjera, pensionistët e parë nuk e harrojnë se kush e bëri Shqipërinë lesh e li, dhe e dinë aritmetikën më mirë se Lulat e rinj, e kanë të qartë se kushdo tjetër se ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne ku vend as nuk ka pasur dhe as nuk gjen dot edhe për nja 10 vjet të tjera pa diskutim”, vijon Rama.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pensionist: 11/01/2025 10:39

    Nuk jetohet me bonuse por me pensione minimumi 400 mij lek te vjetra ne muaj.Mos bej vetem politik por dil bej edhe pazar e shiko qe kemi cmimet me te larta se ne europe.Politika na lodhi,tani duam ekonomi

    Përgjigju
  • Dine: 11/01/2025 10:37

    Ky felliqesire plackitese e Shqiptareve duhet te zhduket nga qeverisja dhe duhet te gjykohet si superhajdut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?