Rama: Jemi gati për fazën e dytë të riatdhesimeve! Operacionet e vështira, nuk po marrim fëmijët nga kopshti

27 Tetor 2020, 13:48| Përditesimi: 27 Tetor 2020, 14:10

  • Share

Pas mbërritjes në atdhe të 4 fëmijëve dhe gruas të cilët u nxorën nga kampi Al-Hol në Siri, kryeministri Rama shprehet se operacioni i shpëtimit do të vijojë dhe me fëmijët e tjerë.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se prej 1 viti, autoritetet shqiptare dhe ato të huaja po bashkëpunojnë për gjetjen e tyre, por operacioni i kthimit në Shqipëri nuk është i lehtë. Ai tha se në këtë operacion ndikojnë shumë faktorë që në njëfarë mënyre e pengojnë.

"Më vjen shumë mirë që kemi mbyllur fazën e parë të një operacioni të ngatërruar, por të suksesshëm. Tanimë kemi bazën për të vazhduar me fazën e dytë. Fëmijët e tjerë janë identifikuar, janë bërë një pjesë e mirë e kontakteve. Besoj që herët ose vonë do sjellim pjesën tjetër këtu në Shqipëri.  Më vjen keq, me gjithë respektin për punën tuaj. Ka një vit që ne punojmë ngushtësisht me strukturat në ato zone. Nuk kemi pasur problem me gjetjen e lokacioneve. Ka të bëjë me operacione komplekse. Duhen marrë parasysh të gjitha kushtet. Bëhet fjalë për të parandaluar surpriza që mund të vijnë nga momenti në moment për njerëzit ndaj duhet një punë shumë e detajuar dhe përgatitje. Drejtori i antiterrorit ishte për 4 javë në atë vend. Nuk ka dyshim që nxjerrja e fëmijëve nga një ferr, nuk është njësoj si nxjerrja e tyre nga kopshti. Janë në mes forca të ndryshme, forcat në kamp apo dhe prindërve të tyre të radikalizuar. E gjitha është komplekse por puna e bërë në kamp ka qenë intensive me prezecën e drejtorit të antiterrorit. Siç e kam thënë dhe sot, e gjithë kjo është mundësuar nga struktura në Liban të cilët më kanë informuar. Nuk dua të jap detaje pasi mund të kompromentojmë marrëdhëniet e ngritura me këto faktorë" - tha Rama.


Lajmi kryesor:

Shqiptarët e kthyer nga Siria/ Rama: Kemi gati strukturat për integrimin e fëmijëve! Kush ka bërë krime do dalë para drejtësisë! Misioni do vazhdojë


E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?