Nga simpoziumi i organizuar nga ish-kryeministri George Papandreou, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se jemi në në fazën e fundit të finalizimit të shërbimeve plotësisht online. Kjo është e rëndësishme tha Rama pasi do të eleminojë korrupsionin.
"Kishim shumë shrëbime online dhe mundësinë për të ndërvepruar me njerëzit. Tashmë jemi në fazën e fundit të finalizimit të ofrimit të shërbimeve plotësisht online për të mos pasur më nevojë për zyrën e shërbimeve. Duam të kalojmë në këtë fazë duke i mbyllur zyrat e shërbimeve.
Kjo është shumë e rëndësishme që të eleminojmë korrupsionin e vogël që është shumë shqetësues në vend por besoj edhe në rajon pasi kontakti, drejtpërdrejt me nëpunësit publik do të eleminohet. Jemi këtu, megjithatë thënë këtë sa më shumë të bëjmë në vendet tona në shtetet tona kjo ka kufizimet e veta.
Nëse duam të hidhemi në një fazë tjetër na duhet bashkëpunimi rajonal, për të rritur kapacitetet e tregjeve tona të jashtme për tu dhënë investuesve mundësinë për të pasur hapësira të mëdha ku ne të mund të kemi mundësi të tepërt.
Një politikë të përbashkët energjitike që të tregtojmë energjinë krejt ndryshe. Disa vjet më parë, kam parë një guidë të thjeshtë turistike kur turizmi ishte mjaft modest por guida u jepte turistëve një hartë të shtigjeve të mundshme përtej kufijv të vendit duke u thënë se nëse hyjnë në këtë vend mund të kesh mundësinë të shkosh në jug. Dhënia e kësaj guide në rajonin tonë mund të jetë një aset i fortë", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama në Athinë, krah ish-kryeministrit Papandreou: Morëm mandatin e 3-të si parti e ndryshimit, jo e pushtetit! BE-së i duhet Ballkani, s’ka përgatitje për dasmën e tretë, vafsh në djall
//ReportTv.al