Kryeministri Edi Rama thotë se këtë vit vendi ynë ka pasur nivelin më të lartë të sigurisë. Rama tha se barometri europian e nxori vendin e fundit në kontinentin europian për vjedhje. Për këtë Rama tregoi edhe një histori me miq gazetarë të cilit kishin pyetur se si ka mundësi që Shqipëria është renditur e fundit në kontinentin e Europës sa i takon vjedhjes. Kreu i qeverisë tha se gazetarët kishin pyetur se përse nuk ka vjedhje banesash dhe kishin marrë përgjigjen se “njerëzit s’kanë bukë për të ngrënë ca do vjedhin”.
Ndërkohë të njëjtit gazetarë kur kishin ikur në Angli dhe kishin pyetur përse ka kaq shumë vjedhje, sipas Ramës kishin marrë përgjigjen se “kanë ardhur shqiptarët këtu prandaj kemi dal në vend të parë për vjedhje shtëpish”
“Këtë vit kemi pasur nivelin më të lartë të sigurisë në 30 e kusur vitet e fundit. Minus 40% vrasje, krahasuar me vitin e kaluar që ishte viti më i mirë. Këtë vit Shqipëria i ka befasuar shumë njerëz, se jo ne, por barometri europian e nxori vendin e fundit në kontinentin europian për vjedhje, vendi i parë kampion Anglia. Disa miq që erdhën më bënë për të qeshur se e kishin parë këtë gjë dhe ishin habitur. Kishin pyetur këtu, se kush ka nge të shajë anglisht edhe në gusht këtu, e kishin pyetur si shpjegohet? Njerëzit s’kanë bukë për të ngrënë ca do vjedhin. Po të futesh në shtëpi s’ka bukë për të ngrënë. Kishin pyetur në Angli, se kanë ardhur shqiptarët këtu prandaj kemi dal në vend të parë për vjedhje shtëpish. Fakti është që jemi të fundit. Siguria nuk është çështje shifrash, por çështje ndjesie”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: AirBnB-të fluks të ardhurash, nuk mund të mbeten të pataksuara! S’ka më derdhje të ujërave të zeza në det, do ngrihet task forcë
SI.E./ReportTv.al