Politikë

Rama: Ju i duheni vendit në 11 Maj, mësoni gjuhën greke dhe kulturën e tyre por nuk ke nevojë të ndryshosh atë që je dhe atë që e ke në pasaportën tënde si ‘Shqiptar’ (VIDEO)

30 Mars, 17:03| Përditesimi: 30 Mars, 19:13

  • Share

Kryeministri Edi Rama, sot në takim me shqiptarët e Athinës, ka folur për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve. Ai theksoi se 11 Maji do ta bëjë pasaportën e Shqipërisë njëlloj si me vendet e BE-së.

"Ju sot i jeni imponuar këtij vendi, atij këndi që përshëndesni fqinjët grekë, sepse sot ju keni arritur respekt, siç keni marrë gjithmonë. Falë dhe faktit që kanë pasur në krye njerëz që nuk kanë pasur kurajë që të na bëjnë të barabartë. Kanë dhënë servilizëm dhe kanë bërë dhe poshtërim, duke bërë që të huajt të na shikojnë si përfaqësues të një shteti që nuk meriton respekt e vlerësim. Sot kjo ka ndryshuar. Ju i duheni vendit më 11 Maj për të vënë vulën në këtë proces, për të realizuar atë që është detyrimi i fundit, që të shkojmë drejt familjes së BE-së. Mësoje gjuhën greke, mësoje kulturën, por nuk ke nevojë të ndryshosh atë që je dhe që e ke në pasaportën tënde, shqiptar", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama: Greqia të heqë ligjin e luftës, absurd! Përplasja për Belerin? Bufi nacionalist bëri lëmsh dynjanë! Njohjen e pensioneve përmes integrimit, ulemi në BE si shqiponja (VIDEO)


H.K/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?