Selia e PD-së

Politikë

‘Rama ka dështuar’, PD: Ne do të bëjmë të mundur votën e emigrantëve! Reagon Majko: Gëzuar ditën e gënjeshtrave, përfaqësuesit tuaj në KQZ refuzuan ta miratonin

1 Prill 2021, 09:36| Përditesimi: 1 Prill 2021, 15:24

  • Share

Partia Demokratike i ka bërë thirrje emigrantëve të vijnë në Shqipëri për të votuar në zgjedhjet parlamentarë më 25 prill.

Përmes një deklarate, PD e quan dështim të Ramës faktin që emigrantëve nuk i është siguruar e drejta e votës.

Sipas selisë blu, për 8 vite, kryeministri Rama ka përdorur emigrantët për propagandë dhe për abuzim me fondet publike, dhe rezultati final ishte zhgënjimi i 1 milionë shqiptarëve në Diasporë.  

Partia Demokratike, përmes deklaratës dha edhe një premtim se nëse do të qeverisin, votimi elektronik i qytetarëve shqiptar jashtë vendit do të bëhet realitet.

Lidhur me këtë ka reaguar Ministri për Diasporën, Pandeli Majko duke thënë se që në muajin muajin janar të këtij viti, përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve refuzojnë të kalojnë aktet nënligjore për votën e shtetasve jashtë vendit.

Majko ka akuzuar PD se qëllimisht ka bllokuar votën e emigrantëve përmes përfaqësuesve të saj në KQZ, të cilët “patën paturpësinë të kishin si përgjigje heshtjen refuzuese”.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Edi Rama është një dështim në çdo drejtim. Pas 8 vjetësh premtime, ai dështoi t’u sigurojë emigrantëve shqiptarë të drejtën kushtetuese të votës në vendin ku ata jetojnë. Rregjistrimi i qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut është përgjegjësi ekskluzive e qeverisë dhe Edi Rama nuk e përmbushi qëllimisht atë. 

Për 8 vite me radhë, Rama përdori emigrantët dhe Diasporën për propagandë dhe për abuzim me fondet publike. Rezultati final ishte mashtrimi dhe zhgënjimi i mbi 1 milionë shqiptarëve të Diasporës. 

Partia Demokratike, nesër në qeverisje, do tê bêjë tê mundur votimin elektronik për çdo qytetar shqiptar, brenda dhe jashtë vendit. Me votimin elektronik ne përmbushim angazhimin tonë që shqiptarët e Diasporës të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar nga vendi ku jetojnë. 

Partia Demokratike u bën thirrje emigrantëve tê vijnê nê Shqipëri për të votuar nê 25 Prill. Së bashku do tê bëjmë ndryshimin!

Ora 15:12
Majko i kthen përgjigje PD për votën e emigrantëve: Gëzuar ditën e gënjeshtrave, përfaqësuesit tuaj në KQZ refuzuan ta miratonin

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike në lidhje me votimin e emigrantëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Majko sqaron se që në muajin janar të këtij viti, përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve refuzojnë të kalojnë aktet nënligjore për votën e shtetasve jashtë vendit. Majko akuzon PD se qëllimisht ka bllokuar votën e emigrantëve përmes përfaqësuesve të saj në KQZ, të cilët   “patën paturpësinë të kishin si përgjigje heshtjen refuzuese”.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?