Për kryeministrin Rama ka vetëm një raport i cili është totalisht i besueshëm për zhvillimin e vendit dhe ai raporti i përgatitur çdo vit nga Komisioni Evropian dhe që quhet ‘raporti i progresit për Shqipërinë’.
“Për mua ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit: Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Evropian – fakte jo perceptime, analiza objektive jo gjykime subjektive, skuadër profesionale me kohë të plotë, jo nënkontraktorë part-time”, ka shkruar Rama në një postim në Twitter.
Komisioni Evropian ka vlerësuar pozitivisht ecurinë që ka bërë Shqipëria në rrugën e reformave, ndërsa nuk lë jashtë vëmendjes rëndësinë e bashkëpunimit që qeveria duhet të ketë me opozitën dhe aktorët e shoqërisë civile. Në raport vlerësohet se qeveria mbajti fokusin te reformat që duhet të realizohen si dhe ka përforcuar strukturën e saj koordinuese për integrimin në BE.
Sa i takon reformës së administratës publike, Shqipëria vlerësohet të jetë “mesatarisht e përgatitur” dhe me një “përparim të kufizuar në forcimin e kapaciteteve të ministrive të linjës për të zbatuar vlerësimet e ndikimit rregullator dhe për të mbajtur konsultime publike”.
Sistemi gjyqësor i Shqipërisë, sipas Komisionit Europian “ka arritur një shkallë përgatitjeje të moderuar” dhe Reforma në Drejtësi konsiderohet të ketë patur “një përparim përgjithësisht të mirë”. Raporti vë në dukje emërimet për plotësimin e vendeve në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, duke theksuar se “megjithatë procedurat e gjata, dhe një numër i madh i çështjeve të prapambetura vazhdojnë të ndikojnë negativisht në efikasitetin e sistemit gjyqësor”.
Shume e vertet ky raport do ndikoje pozitivisht ne vendin tone
Përgjigjuraport me fakte dhe qe do e ndimoje shume shqiperine
PërgjigjuProgresi i vendit tone eshte veteme nese shkojm ne hapat e Be dhe urime rama qe po e ben kete gje
Përgjigjushpresoj shume qe ky raport te jete shume efektiv per vendin tone dhe kam shume besim se do te jete i tilee
PërgjigjuKy raport eshte ne te miren e vendit tone si dhe eshte menyra me e mire per te bere progres
PërgjigjuO mir qe erdh Rama me e nxjerr ne drit ket ven se me Saliun me shok as ne enderr se kishim pa BE
PërgjigjuDhe besoj se ky duhet fe jete me i rendesishmi dhe me i besueshmi se kto partia e rublave k bazojn te endrrat e saliut raporter
PërgjigjuAtij duhet ti besojne te gjithe ne fakt se eshte 100% i sakte
PërgjigjuRaporti i progresit per shqiperine eshte nje raport me te vertete i besueshem ku po shohim dita dites qe shqiperia po ndihmoet nga vendet e tjera
Përgjigju