Rama: Kampusi i Gjirokastrës i bashkohet këtë vit sistemit europian të UNED-it në Madrid! Çfarë përfitojnë studentët tanë

24 Janar, 11:42| Përditesimi: 24 Janar, 11:55

  • Share

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Spanjë për një vizitë 2 ditore, gjatë ditës së sotme është takuar në Madrid me rektoratin e Universitetit Kombëtar të Edukimit në Distancë.

Kreu i ekzekutivit njoftoi se me këtë universitet po punohet për kampusin e Gjirokastrës. Sipas Ramës, një bashkëpunim i tillë do t’u japë mundësinë studentëve të Gjirokastrës mundësinë e programeve dhe diplomave të UNED pa qenë e nevojshme të lëvizin jashtë Shqipërisë.

“Madrid - Mëngjes pune në rektoratin e UNED, (Universiteti Kombëtar i Edukimit në Distancë), me të cilin po punojmë për kampusin e Gjirokastrës, që këtë vit do t’i bashkohet sistemit europian të UNED-it duke u dhënë studentëve tanë mundësinë e programeve dhe diplomave të UNED, pa lëvizur nga Shqipëria”- shkruan Rama.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Stusenti I arratisur.: 24/01/2024 11:54

    Problemi eshte se ska me Student

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?