Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m’sy”, iu përgjigj një komentuesi që e kritikonte vazhdojnë edhe dalin pas 12 vitesh si halabakë. Kreu i qeverisë e ironizoi duke thënë se e “shuan etjen” nga uji i ndenjur i kënetës.
“Ky është opinioni yt, komplet personal, i nxjerrë nga uji i kënetës në të cilin shuan etjen se është shumë e qartë. Por ka një gjë. Populli është më i mençur se unë dhe se ti. Populli e di vetë se çfarë gjykon, si gjykon dhe si vendos. Siç mund ta shohësh nga të gjithë sondazhet, shumica e popullit mendon shumë ndryshe nga këneta, kur ti për fat të keq ushqehesh politikisht. Është vërtetë e ulët që një goxha burrë, siç të shoh në fotografi, të përdorë gjithë këto fjalë të rënda, ndërkohë që ky është vendi yt. E kupton, se ti do ta bësh më të mirë. Kjo është fisnike, që t’i do që dikush tjetër ta qeverisë është legjitime. Por ky është vendi yt, nëse do të ishte një vend kështu siç thua ti si do të zbarkonte këtu e gjithë Evropa me 16 Maj.”, tha Rama.
Duke u ndalur te një komentues që i shkruante për urën e Kukësit, Rama tha se nuk mburret por ndihet krenar për atë që ka realizuar për vendin. Kryeministri u shpreh se Shqipëria në tre mandate ka bërë kapërcim epokal dhe se kjo që thotë bazohet në fakte, jo në fjalë, 3D, fushata apo mitingje.
“Nuk di ku është mburrja se aty është shkruar thjesht ura e madhe e Kukësit. Të duket mburrje se është e bukur ajo ura, dhe të duket sikur kur sheh urën ndihesh si përpara dikujt që mburret, por skam mburrje. Jam krenar që kemi bërë vepra dhe punë të mira dhe të mëdha saqë sot Shqipëria e ka prodhimin e përgjithshëm kombëtar dy herë e gjysmë më të lartë se sa e kishte. Kishte një PBB më pak se 10 mld euro, sot e ka 25 mld euro. Dhe projeksioni për Shqipërinë 2030 është 35 mld euro. Ky është fakt dhe jo opinion. Kjo është Shqipëria sot krahasimisht me Shqipërinë kur ne morën detyrën. Këto nuk janë as llafe, as 3D, as fushata e mitingje por të vërteta shumë kokëforta të transformimit ekonomik të këtij vendi”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama ironizon rezolutën e PPE: Fletë rrufe e kënetës, boria e parë e humbjes ra dje! Blihen vota nga krimi? Kryesocialisti i kujton PD-së: SPAK në terren
Xh.D/SI.E./ReportTv.al