Politikë
Top 24

Rama kërkon mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit, pritet votimi i ministrave të rinj

15 Janar 2019, 11:10| Përditesimi: 15 Janar 2019, 17:27

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar mbledhjen e një sesioni të jashtëzakonshëm parlamentar.  Në letrën drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit, Rama shkruan se motivi i kërkesës së mbledhjen e jashtëzakonshme ditën e nesërme në orën 17:00 lidhet me shqyrtimin dhe miratimin e dekreteve për lirimin dhe emërimin e ndryshimeve në qeveri.

“Çmoj se i shërben funksionimit normal dhe me kapacitet të plotë të kabinetit qeverisës,” shkuan ndër të tjera Rama në letrën e tij. 

Letra e Ramës drejtuar Ruçit

Bëhet fjalë për emërimin e: Eduard Shalsit si ministër i Sipërmarrjes; Bledi Çuçit si ministër të Bujqësisë; Elisa Spiropalit si ministre të Marrëdhenieve me Parlamentin; Erjon Braçes si zv/ Kryeministër; Besa Shahinit si ministre e Arsimit dhe Sportit; Anila Denajt si ministre të Financave dhe të Ekonomisë; Elva Margaritit si ministre të Kulturës dhe Belinda Ballukut si ministre të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Seanca e parë për këtë vit të ri duhet të zhvillohej më datë 21 janar por duke marrë parasysh shkarkimin dhe emërimin e ministrave të rinj, mbledhja e Kuvendit duhet të zhvillohej më herët. Ende nuk dihet nëse opozita do të jetë prezentë në sallë, ndërkohë që deputetë të saj rrezikojnë edhe djegien e mandateve për shkak të mungesës që kanë bërë në Kuvend.

Rendi i ditës i kuvendit

Pas mosdekretimit të ministrit të propozuar të Jashtëm Gent Cakaj nga presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama zgjedhur që të marrë edhe postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme duke i thënë fund kështu ngërçit të krijuar. (LEXO KËTU)

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?