Politikë

Rama kërkon nga Durrësi mandatin e 9-të: Jemi shumë afër, kam shumë besim që do e marrim

10 Prill, 19:29| Përditesimi: 10 Prill, 20:11

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama theksoi nga Durrësi ditën e sotme me të rinjtë se do duhet të punojmë sa më shumë për të arritur më shumë se 900 mijë vota në 11 Maj.

Më tej Rama vijoi duke thënë se jemi shumë pranë mandatit të 9-të në Durrës dhe se synojmë fort, sipas tij, që ta marrim.


Ne duhet të dalim në 11 Maj pa dyshim me më shumë se 900 mijë vota dhe duhet të bëjmë ç’mos. Është shumë e lehtë ta thuash, por është shumë e vështirë ta bësh. Ama këtu në Durrës ne i kemi eksperiencat, por ne betejën për mandatin e 9 mund ta arrijmë. Ne duhet të synojmë të marrim mandatin e 9 këtu në Durrës. Edhe kam shumë besim që do ta marrim dhe ne jemi shumë më afër mandatit të 9.-tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Me anëtarësimin në BE mbyllim diskriminimin ndaj nesh! Me diasporën deri në 1 mln vota, në Durrës marrim mandatin e 9-të


H.K/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?