Anuela Ristani dhe Edi Rama

Politikë

Rama kërkon ‘rifreskim’ të Bashkisë Tiranë, do të caktohen 4 nënkryetarë të rinj! Ristani drejton skemën e re të riorganizimit të pushtetit vendor në kryeqytet

21 Korrik, 21:18| Përditesimi: 22 Korrik, 01:09

  • Share

Njësoj si të gjitha bashkitë e vendit, edhe Bashkia e Tiranës pritet t’i nënshtrohet një "rifreskim" në nivele drejtuese.

Burime per report Tv bejne me dije se gjatë takimit të sotëm me deputetët e PS në Tiranë dhe përfaqësues të pushtetit vendor në kryeqytet, kryeministri Edi Rama ka kërkuar hapjen e garës për nënkryetarët e rinj të bashkisë, pa përjashtuar ata aktualët. 

Të njëjtat burime i thanë Report Tv se do të caktohen 4 nënkryetarë të rinj, me një proces përzgjedhjeje. Nga ky ristrukturim nuk preket Anuela Ristani, që është aktualisht jo zv/kryetare, por Kryetare e Komanduar në Detyrë e Bashkisë së Tiranës. Si në bashkitë e tjera të vendit, është ngritur një grup pune ku 3 prej anëtarëve janë Blendi Gonxhja, Ogerta Manastirliu dhe Petrit Malaj, të cilët do të zhvillojnë intervista me kandidatët për nënkryetarë.

Nënkryetarëve atualë, Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili, mësohet tu ketë thënë se janë të mirëpritur në garë, me platformat dhe vizionin e tyre për sektorët përkatës. 

Kryetares në detyrë, Anuela Ristani, specifikisht i ka lënë detyrë dixhitalizimin e Bashkisë, si dhe drejtimin e punës për adoptimin e një strukturë të re organizative në Bashkinë Tiranë, e cila është konceptuar në bashkëpunim me Institutin Tony Blair, dhe që do adoptohet edhe në bashki të tjera.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Plarent: 22/07/2025 23:25

    Ky mire e ka qe duhet freskuar se sikur po digjen keta nga Te mirat qe po i zene syte, por duhet filluar nga kryetarja qe perdor makinat e shtetit per punet e shtepise dhe ne mengjes dy oret e para te Punes I kalon ne palester. Te jesh me Te gjithe transparent zoti kryeminister. Dhe keto aplikimet mos Te jene vetem nje Fasade por te merren vertete ne konsiderate njohurite , pervoja, elsperienca , ambiguer dhe dashuria qe Te kete nje njeri per ta çuar perpara Tiranen dhe cdo cep Te Shqiperise. Mos u jepni vende pune vetem patronazhisteve por atyre qe e meritojne ,Te cfaredo qasje politike qofshin.

    Përgjigju
  • Lenti: 22/07/2025 08:06

    Me uzurpimin faktik te pushtetit vendor nga qeveria ne shkelje flagtante te kushtetutes mendoj qe Rama te marre drejtimin edhe te makinave te plehrave. Duhet nderhyrja e tij energjike edhe per zevendesimin e pllakave te tualeteve publike si dhe pastrimin e kanaleve te ujerve te zeza. Miresevini ne diktaturen e proletariatit oligark.

    Përgjigju
  • five company: 22/07/2025 06:46

    Post Scriptum: Le te supozojme serish se ne Bashkine e Tiranes, aplikojne per postet drejtuese, militante te PS. Po mar nje shembull, vajzat e Kokedhimes. Nuk po bej asnje koment per intelektin, formimin profesional apo personalitetin e tyre. Nje pyetje Edi Rames, and things doesn't get personal, Ju z. Rama do i pranonit aplikimet ose do i merrnit parasysh kerkesat e tyre per keto poste drejtuese?? Uroj qe nhe ishull tjeter ose nje Robinson Crusoe nuk po duket ne horizont. Dhe Robinson Crusoe ne kete rast do te ishte vete Edi Rama, nqs do ti duhej te ishte ne kontakt te perditshem me kete lloj stafi.

    Përgjigju
  • five company: 22/07/2025 06:07

    Le te supozojme se une mare iniciativen per te aplikuar ne Bashkine e Tiranes. Pyetja e pare eshte: -" Ju jeni anetar i PS ? -"Jo"! Dhe me tej procesi i aplikimit vazhdon ne menyre formale si procedure por jo si nje proces i kerkimit per profesioniste te afte te cilet per cfaredo lloj situate kane ide te cilat mund te evitojne situatat e pakendshme, stanjative te nje reforme te bllokuar. Idea eshte qe per 30 vjet bazuar ne aplikime per militantizem ne institucionet kryesore ne pushtetin qendror dhe vendor ishte e tipit " bej 2 hapa para, 4 hapa mbrapa dhe vendqendro" per shume probleme kyce te ekonomise, politikes dhe kultures tone si qytetare. Dhe kjo e gjitha perse ndodhi? Sepse militantet, ashtu si grate me mestruacione, kur vinte koha e rrotullimit per te zene karrigen e zyres, fillonin te shryheshin dhe te kercenonin per largime, braktisje ose e tipit te Erjonit : " I know was you Fredo!" Problemi i militantizmit ne politik dhe perzgjedhja ne postet drejtuese ose pune ne Institucionet shteterore i ka kushtuar shume Shqiperise, nuk po e them sa...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?