Kryeministri Rama kërkoi votën e shqiptarëve në Athinë duke thënë se tashmë ka një rrugë tjetër për të arritur njohjen e pensioneve dhe jo duke negociuar me qeverinë greke, por përmes anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“Deri dje kishte vetëm një rrugë që të negociohej me qeverinë greke me të cilën sot kemi marrëdhënie shumë të mira dhe të bëjmë atë që bëmë me italianët, që na morën frymën me vite të tëra. Por, ka edhe një rrugë tjetër, që të gjithë ju, shqiptarët e Greqisë të votojnë tek numri 5 dhe njohjen tuaj të pensioneve të mos e marrim përmes marrëveshjes me qeverinë greke, por përmes anëtarësisë në BE, sepse në momentin që ne bëhemi anëtarë të BE, pasaporta kuqezi do të jetë e mjaftueshme dhe do të jetë njësoj e barabartë me pasaportë greke që nuk do u duhet fare. Kini parasysh që pasaporta greke mund t’iu duhet vetëm nëse ndonjëherë apo ndonjëra do ketë ambicie të bëhet deputet në parlamentin grek. Me pasaportën shqiptare të BE, mund të kandidojnë për kryetarë bashkish, këshilltarë bashkiak në Greqi dhe të gjitha vendet e BE. Me atë pasaportë, më 11 maj, Shqipëria futet në një proces që në pak vite bëhet e madhe sa BE dhe Be bëhet e vogël sa Shqipëria dhe të shkosh nga Greqia në Portugali apo Suedi dhe shkon me të njëjtën lehtësi”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Greqia të heqë ligjin e luftës, absurd! Përplasja për Belerin? Bufi nacionalist bëri lëmsh dynjanë! Njohjen e pensioneve përmes integrimit, ulemi në BE si shqiponja (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al