Rama: Koha të realizohet dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës e Serbisë! Veriu mund të kthehet në vatër zjarri

11 Korrik 2023, 17:51| Përditesimi: 11 Korrik 2023, 19:42

  • Share

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Vilinus në Lituani ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës ndërsa është shprehur se duhet të realizohet dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë.

‘Unë jam shumë i rehatuar nga fjala e presidentit Biden në këshill që sot foli për këto tema, sepse problemi i Ballkanit Perëndimor sot në lidhje me sigurinë ndoshta mund mos të jetë në të njëjtën madhësi sa problemi i madh Ukrainas, por nuk është aq i vogël sa të trajtohet si diçka e pavlefshme. Diçka që po ndodh që është vërtetë shumë e rrezikshme me pjesën e Kosovës së Veriut që të bëhet një vatër zjarri me një kërcënim të hapjes së konfliktit. Ndërsa lehtësimi i dialogut të BE punon me të dyja palët, Beogradin dhe Prishtinën, ka një palë të tretë që është duke u ngritur, që janë grupet ekstreme në veri, ku është krijuar ndër vite si vend parajsë për aktivitetet kriminale, trafikimit të drogës, armëve, prodhimit të kriptomonedhave. Aty kjo përzierje e politikaneve lokalë dhe interesave të mafias përballë shqetësimeve kombëtare të të drejtave të njeriut, mund të jetë një situatë shpërthyese, prandaj është koha të kombinojmë këtë dialog të lehtësuar nga BE -ja me një qëndrim më të fortë të NATO-s nëpërmjet KFOR-it.’- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama në Lituani: Veriu i Kosovës rrezikon të kthehet në vatër zjarri, koha për dialog! NATO të mbajë qëndrim më të fortë përmes KFOR-it


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?