Kolonjë

Rama: Kolonja magjike, e zhvilluar prej potencialit njerëzor, ju mirëpret për festat e fundvitit

17 Dhjetor 2023, 09:23| Përditesimi: 17 Dhjetor 2023, 12:43

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Kolonja e mbuluar nga dëbora, një tjetër destinacion për turistët edhe gjatë sezonit të dimrit.

Rama thekson se Kolonja magjike, e bekuar nga natyra dhe e zhvilluar prej potencialit njerëzor, ju mirëpret për këto festa fundviti. Natyra e bukur, ushqimet tradicionale, bujtinat karakteristike dhe turizmi malor kanë bërë për vete shumë turistë të huaj në këto ditë dimpri.

Në zhvillimin e agroturizmit në Kolonjë kanë ndikuar investimet në infrastrukturë, ku nga Korça  mund të shkosh drejt Ersekës vetëm për 30 minuta. Po ashtu malet e Kolonjës si ai i Gramozit mbi 2500 metra mbi nivelin e detit, mali i Shelegurit, Postenani apo Radomi janë destinacione të mrekullueshme për turistët e aventurës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?