Rama: Konflikti politik e ktheu kuvendin në një vend ç’edukues! Berisha e katandisi PD në çisternë të helmuar

28 Korrik, 13:06| Përditesimi: 29 Korrik, 00:30

  • Share

Kryeministri Edi Rama falenderoi Lindita Nikollën për të gjithë rrugëtimin e saj në kuvend. Kundërshtarët politikë, i akuzoi se e kthyen Kuvendin në 'vend ç'edukues' dhe i paralajmëroi për humbjen e madhe që do të kenë në zgjedhjet e 2025.

Lindita shërbeu si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë në 3 vjet jo të lehta të jetës parlamentare të vendit. 
"Konflikti brutal politik që na ka shoqëruar e ka kthyer Parlamentin në shëmbëlltyrën më acaruese për nervat e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi dhe për këdo që politikën e sheh si një mundësi se çfarë ndodh në arenën e saj jo për të hedhur helm fjalësh të liga. Mund të gjejmë më shumë justifikime për të thënë se ai konflikt në atë mexhelis që është prekja e nivelit më të ulët të sjelljes dhe komunikimit publik s’është faji ynë por ne nuk jemi të pafajshëm. Faji ynë nuk është se jemi burimi i atij konflikti, dihet botërisht që burimi është tjetër kush i njëjti që doli nga shpellat e historisë së trishtë të shqiptarit kundër shqiptarit qysh se mori jetë parlamenti.
I njëjti që mori peng sa mundi e kur mundi Shqipërinë, përmes duarsh të mbrapshta shqiptare sapo ajo u vetëshpall shtet në 1912 dhe tani më e ka katandisur PD në një cisternë të ndryshkur helmi që nuk i bën më asnjë punë as dreqit vet.

Faji ynë është se ne jo thjesht nuk e kemi bërë dot dallimin me bartësit e konfliktit në atë parlament të shëmtuar, por as nuk e kemi bërë të gjithë përpjekjen për ta bërë për të qartë për të gjithë këtë dallim të domosdoshëm, jeta parlamentare nuk është vetëm arena e seancave kuvendore, dhomat e grindjeve të komisionit të kuvendit, karrigia dhe tryeza e kuvendit janë për tu ulur për vendimmarrjen" 

Ndërsa në sallë ajo ishte ulur krah kryeministrit Edi Rama.


Lajmi kryesor:

Kongresi i PS/ Rama: Kush fut duart te xhepat e shqiptarëve, adresën e ka te SPAK! Rinovojmë skuadrën për zgjedhjet 2025! Mesazh ‘tradhtarëve’


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?